E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Për Zotin ti meriton një lapidar”, Rama batuta me banorët e Komanit: Është ndërtim pa leje…

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Rrugës së Komanit, duke shkëmbyer batuta edhe me banorët e zonës. Rama theksoi se ndërtimi i rrugës është një premtim i mbajtur, duke e konsideruar këtë projekt si një arritje, ndërkohë që tha se opozita ka për detyrë të gënjejë: “Ata kanë për detyrë të rrejnë, kush ta hajë ta hajë.”

Kreu i qeverisë pranoi se ndërtimi i rrugës ishte vonuar, por theksoi se jo të gjitha mund të bëhen menjëherë dhe se duhet durim.

“Ne çfarë themi e bëjmë, por duhet durim. Jo të gjitha mund të bëhen menjëherë. Dhe jo çdo gjë që mendon që do më bo, bëhet kur do me e bo sepse dalin edhe gjëra të tjera. Tani i erdhi radha e rëndësishme ta bëjmë shkëlqyeshëm,” tha ai.

Gjatë vizitës, një banor iu drejtua Kryeministrit, duke i thënë: “Kryeministër, për mua si i ka bërë Kosova lapidarin Clinton, ti e meriton. Për Zotin, për atë djalë.”

Ndërsa Rama u përgjigj: “Jo jo, do ta lë me shkrim edhe për së vdekmi jo, për së gjalli e kam në dorë vetë sepse është ndërtim pa leje, por për së vdekmi në asnjë mënyrë.”

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›