E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për çka “çmendet” Kate

 Aktorja joshëse Kate Hudson ka pranuar se qëkur ka qenë në moshë të re, nëna e saj kishte qenë e shqetësuar për interesimin e madh që kishte shprehur ajo për meshkujt.

“Gjithmonë kam qenë e çmendur pas djemve. Kur isha 16-vjeçare nëna ime shqetësohej shumë për interesimin e madh që shprehja unë për gjininë e kundërt. Gjithmonë kam pasur një të dashur. Dhe kur ndodh ndonjëherë që për një periudhë të caktuar të mos të kem ndonjë mashkull afër vetes atëherë ‘çmendem’, se nuk mund të rri pa të dashur”, tha Hudson.

Kjo aktore së fundi deklaroi edhe se pëlqen zhveshjen para kamerave dhe fotoaparateve dhe një gjë të tillë do ta bëjë edhe në të ardhmen, sepse ndihet për mrekulli pas një veprimi të këtillë. “Do të vazhdoj të zhvishem se kjo më ofron kënaqësi”, tha Hudson./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›