Princesha e Britanisë Kate lind djalë

Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton lindi sot djalë, bëri të ditur selia e saj pallati Kensington. Fëmija lindi në orën 16.24 në spitalin e Shën Mërisë në Padington, londra perëndimore dhe peshon 3.5 kilogramë.
Pallati tha në njoftim se dukesha dhe fëmija qenë në gjendje të mirë dhe do ta kalojnë natën në spital.
Lajmi u publikua edhe në Pallatin Bakingam, në përputhje me traditën. Buletini, i firmosur nga gjinekologu i Mbretëreshës Marcus Setchell, i cili udhëhoqi grupin e mjekëve, u mor nga një punonjës i Monarkisë në spital për t’u dërguar te pallati mbretëror i shoqëruar nga policia.