Për faj të baballarëve
Valjeta Dosti Kaftalli ishte vetëm 9 vjeçe kur dëgjoi për herë të parë versionin zyrtar të jetës së gjyshit të saj. Në shkollë në orën e historisë mësuesi foli për Abaz Kupin, një monark që kishte luftuar kundër komunistëve gjatë luftës civile më 1943-'44. "Abaz Kupi është një nga armiqtë më të mëdhenj të popullit shqiptar", tha mësuesi duke përdorur "formulën" që përdorej në shkollat e shtetit të fundit stalinist në Europë, kur bëhej fjalë për kriminelët "borgjezë" që ishin kundër komunizmit. "Abaz Kupi është armiku ynë dhe kështu është edhe kjo vajzë", u hakërrye mësuesi duke i drejtuar gishtin Valjetës. "Është mbesa e Abaz Kupit". Nxënësit zgurdulluan sytë nga lajmi i papritur që në mesin e tyre qëndronte e ulur një armike e Shqipërisë dhe e bombarduan me shikime akuzuese teksa vogëlushja përpiqej të vetëpërmbahej duke parë vetëm drejt.
"Ndihesha kaq e turpëruar", kujton Valjeta që sot është 26 vjeçe. "Lotët më shkoni çurg. Deri në atë çast e kisha injoruar faktin që gjyshi im ishte një tradhtar. Prindërit e mi nuk më kishin folur kurrë për këtë, pasi isha shumë e vogël". Ky episod shërbeu që Valjeta të kuptonte diçka për të cilën dyshonte prej kohësh: diferencën midis familjes së saj dhe fshatarëve të varfër të Gradishtës, një fshat i shkretë në pjesën qendrore të Shqipërisë. Tani po e kuptonte që ajo dhe familja e saj ishin të internuar brenda atdheut, të përjashtuar nga shoqëria për të ashtuquajturat krime që kishin bërë gjyshërit e saj antikomunistë: Abaz Kupi dhe Hasan Dosti. Vetëm vitin e fundit familja e Valjetës dhe familje të tjera që gjendeshin në të njëjtat kushte filluan të ngrinin zërin pas dhjetëra vitesh internim, duke treguar prapaskenat e një regjimi, brutaliteti i të cilit as nuk mund të imagjinohet. Edhe pse në Shqipëri zgjedhjet e para të lira e demokratike u mbajtën në vitin 1991, vetëm një vit më vonë, në referendumin e dytë popullor Partia Demokratike e Shqipërisë, antikomuniste, arriti të shpallte fitoren. Kështu u detyrua të largohej nga posti edhe kreu i shtetit Ramiz Alia, i cili qëndronte në krye të detyrës që përpara vdekjes së Enver Hoxhës, që ndodhi në 1985. Hoxha kishte "mbretëruar" në Shqipëri për gati 41 vjet duke e mbyllur dhe duke e transformuar qeverisjen në një prej regjimeve më të zymta e jotolerante. Për tre milionë shqiptarë, izolimi ishte deprimues. Por gjërat ishin akoma më keq për mijëra familje të internuara në fshatra humbur, ku trajtoheshin si të jashtëligjshëm nga vendasit. Edhe pse në të shumtën e rasteve ishin të diplomuar, të internuarit punësoheshin në kooperativat e fshatit ku punonin 16 orë në ditë, për 7 ditë të javës dhe merrnin një pagë, e cila mezi mjaftonte për të mbajtur frymën gjallë. Shpesh nuk arrinin të merrnin autorizimin për të dalë nga fshati as për të shkuar tek mjeku, apo për të vizituar një të afërm të sëmurë. Fëmijëve të lindur në internim shpesh u ndalohej të vazhdonin shkollën e mesme. Qeveria shqiptare ende nuk ka publikuar bilancin e saktë të njerëzve të ekzekutuar, burgosur apo internuar për të ashtuquajturat krime politike qysh kur komunistët morën pushtetin në 1944. Komiteti i Helsinkit për Shqipërinë, një grup për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, ka llogaritur që të paktën 26 000 shqiptarë janë burgosur apo dërguar në internim dhe 1.8 % e tyre e kanë pësuar vetëm sepse kishin lidhje farefisnore me të akuzuarit e dënuarit me të paktën 5 vite internim. Shifra të tjera flasin për qindra mijëra njerëz. Në mesin e atyre që burgoseshin kishte shumë antikomunistë, por kishte familje të tëra që internoheshin vetëm se njëri prej tyre mund të kishte treguar ndoshta një barsoletë kundër Hoxhës, ose e kishin kapur duke dëgjuar një radio të huaj. "Kur dikush vendoste të bënte diçka, duhet të mendonte dhe për pasojat që mund të vuante familja e tij", thotë Arben Puto, historian ish-komunist, sot drejtues i Komitetit të Helsinkit për Shqipërinë. "Ishte pikërisht kjo, arma më e fortë e diktaturës: nuk dënohej kurrë një njeri i vetëm".
Gradishta, fshati ku familja e Valjetës, fiset Kupi e Dosti jetuan mbi 30 vjet, ishte ndërtuar mbi disa këneta të thara që sot kultivohen. I ndarë përmes një rruge në një anë të së cilës ishin vendosur 5 a 6 shtëpi të njerëzve "të lirë", që kryesisht shërbenin si "kontrollues" të të internuarve. Në anën tjetër shtrihej një labirint rrugicash e kanalizimesh që lidhnin disa shtëpiza të mjeruara të ndërtuara me qerpiç. Nuk kishte ujë të rrjedhshëm. Për dekada të tëra në orën 4:00 dhe në 18:00 pasdite të parët e 70 familjeve në Gradishtë ishin të detyruar të paraqiteshin në godinën e komunës. "Më pas duhet të punonim në fusha prej orës 6:00 deri në mesditë", thotë nëna e Valjetës, Hyrije Kupi Dosti, 62 vjeçe që sot jeton në Tiranë bashkë me familjen. "Nga mesdita deri në orën 14:00 kishim pushim, por vetëm gratë me fëmijë të vegjël mund të largoheshin nga fusha për të ushqyer të vegjëlit. Pasdite punonim deri në orën 18:00 ose 19:00. Duhet ta lija vajzën time të vogël, Artën, vetëm në shtëpi sepse s'kishim askënd që mund të kujdesej për të", rrëfen Hyrija. "Kur kaloja pranë shtëpisë me brigadën, e thërrisja 'Arta, Arta!' që ta dëgjoja duke qarë e të sigurohesha se ishte gjallë".
Abaz Kupi, babai i Hyrijes ishte oficer i ushtrisë së mbretit Zog të Shqipërisë. Pasi u arratis kur zbarkuan pushtuesit e Musolinit në 1939, Kupi luftoi pesë vjet fillimisht kundër italianëve pastaj kundër gjermanëve dhe në 1944 braktisi Shqipërinë. Ashtu si të gjithë oficerët që kishin mbështetur mbretin, Kupi u shpall kriminel i luftës nga regjimi i ri komunist. Në vitin 1949 gruaja dhe fëmijët e tij, përfshirë dhe Hyrija, që në atë kohë ishte 18 vjeç, u internuan në Tepelenë. Thuajse të gjithë 2000 të internuarit, kryesisht gra dhe fëmijë, ishin familjarë të burrave që kishin dalë kundër komunizmit. Racionet për të rriturit ishin 200 gramë bukë në ditë (rreth tri feta) dhe me raste edhe bollgur (qull me miell). Higjiena nuk ekzistonte. Çdo ditë vdisnin fëmijë nga uria, ose nga sëmundje si tuberkulozi ose dizanteria. Në 1954 familja e Hyrijes bashkë me tri familje të tjera u transferuan afër Gradishtës, ku ndërtuan edhe fshatin në të cilin jetuan për 37 vjet. Një tjetër ishte ajo e Viktor Dostit, me të cilin Hyrija u martua në 1963. Babai i Viktorit, Hasan Dosti, ishte një avokat i shkëlqyer, i cili kishte studiuar në Francë dhe konsideroj si liberal-demokrat. U emërua ministër i Drejtësisë në qeverinë e pushtimit italian më 1942, por dha dorëheqjen dy muaj më pas. Ishte një nga udhëheqësit e Lëvizjes së Legalitetit dhe u largua nga Shqipëria duke marrë me vete edhe një prej djemve të tij, pak kohë para ardhjes në pushtet të komunistëve.
Viktori dhe Hyrija aktualisht jetojnë bashkë me 7 familjarë të tyre në një apartament tri dhoma e kuzhinë, falë ndihmës së vëllait të Viktorit, Luanit, djali që Hasani mori me vete jashtë. (Vetë Hasan Dosti u nda nga jeta në Los Angeles në moshën 96- vjeçare). Viktori punon në Komitetin e Helsinkit për shqiptarët dhe ndihmon ish-të përndjekurit e tjerë. Në vitin 1991 djali i tij, Kutbiu, që atëherë ishte 28 vjeç shkoi në Los Angeles tek xhaxhai i tij, Luani. Familjarët i kishin ekzaminuar me detaje të gjitha fotografitë e dërguara nga Kalifornia, duke përshkruar xhamin e një grataçele, një makinë të parkuar para një shtëpie, apo qoftë edhe fjongon në flokët e një gruaje.
Vera Dema, hap një Kur'an të mbështjellë me cohë dhe nxjerr prej andej dy fotografi të vjetra. "Unë dhe ime motër me prindërit, në Itali më 1935", thotë ajo duke treguar me gisht dy vogëlushe topolake të veshura me të bardha. Gishti i saj me gunga spostohet tek një tjetër fotografi: dy vajza të qeshura që shëtisin përdore në rrugë. "Këtu jam unë me një shoqe në Tiranë pak kohë para se të na dërgonin në kampin e internimit më 1945". Pastaj, me një foto nga një tufë tjetër. Dhjetëra vajza dhe djem, disa prej tyre këmbëzbathur, pozojnë para aparatit fotografik me shata e lopata në krahë në një fushë të mbushur me baltë. "Internim, në punë në fusha". Nuk shfaq asnjë emocionin teksa kjo grua tregon historinë e 45 viteve e 7 muajve të kaluara në kampet e punës, në burg e internim. "Na kanë mbaruar dhe lotët".
Pasi u kthye në Tiranë më 1991, Vera kishte menduar se do të fillonte një jetë të re, mirëpo djali i saj 25-vjeçar i rritur në internim nuk po gjente dot punë, ndërsa ajo dhe i shoqi marrin një pension të mjerueshëm. "E urrej këtë vend", thotë Vera e dorëzuar. "Sa herë që dal në rrugë, ndihem keq. Nuk arrij dot ta harroj dhimbjen". Si familjet Kupi dhe Dosti, edhe Vera bashkë me familjen e saj janë internuar "për faj të të atit". Hysni Dema ishte shef policie për gjashtë muaj, gjatë pushtimit nazist në 1944. Nëse nuk do të ishte arratisur nga Shqipëria, me siguri do të ishte vrarë nga komunistët. Kur ishte 15 vjeçe, Verën e arrestuan me akuzën "agjente ndërlidhëse me të arratisurit shqiptare, që ka shpërndarë fletushka propaganduese kundër qeverisë". "Faji im i vetëm është që u shpreha hapur kundër qeverisë komuniste. Asokohe as që e dija se ku mund të ndodhej im atë". E burgosur në një dhomë të errët, pa asnjë burim drite, gati gjatë gjithë kohës vetëm kishte qarë. "Na rrihnin kur na merrnin në pyetje, - tregon. - Atëherë isha e fortë, por e di mirë që sot nuk do ia kisha dalë dot". Pas dy vjetësh kaloi sa në një kamp në tjetrin, derisa përfundoi në Gradishtë në 1954 me të ëmën, dy motrat dhe një vëlla. "Në atë pikë nuk po e duroja më jetën. Jam martuar vetëm që të ndryshonte diçka. Im shoq sapo ishte liruar pas dhjetë vitesh izolim. Në fillim nuk më pëlqente. Por e detyrova veten që të filloja ta doja. Është thuajse analfabet, por është një burrë i mirë e i sjellshëm. Kur policia dhe zyrtarët e Ministrisë së Brendshme i thanë se duhet të më linte, ai nuk iu bind, por s'ma tha kurrë se vuante për fajin tim. Prandaj e dua fort, por edhe sepse është antikomunist".
Në 1967, Vera dhe i shoqi u bënë me djalë, Engjëllin. Pasi e rrahën keq fëmijët "e lirë" vendës të Gradishtës, Engjëlli mori autorizimin që të shkonte të tek një teze e internuar në një fshat aty afër dhe mund të kthehej në familje vetëm gjatë verës për të ndihmuar prindërit në punën e fushës. "Ndjej një urrejtje të thellë për Enver Hoxhën, por nuk dua që njerëzit të hakmerren", thotë Engjëlli. "Mjaft më me gjakderdhje. Gjyshi im u pushkatua në 1945, kur ishte 90 vjeç. 21 vetë nga familja e fisi im janë vrarë në burg ose në kampet e punës".
Si vajza e Sadik Bekteshit, bashkëthemelues i Partisë së Punës, gjeneral dhe një prej 15 anëtarëve të Presidiumit të Asamblesë Popullore, Vera Bekteshi ishte rritur me të gjitha privilegjet e familjeve të larta komuniste. Por në 1974 Sadiku bashkë me gjeneralë të tjerë u akuzuan se po përgatisnin një goditje të befasishme kundër Enver Hoxhës, komplot ky i cili sot konsiderohet si një pretekst nga ana e Hoxhës për ta 'spastruar' partinë nga opozitarët e mundshëm. Sadiku dhe familja e tij, me përjashtim të Verës u dënuan me internim. Vera, që në atë kohë ishte 28 vjeçe, ishte martuar me djalin e Anastas Shukes, një diplomat shqiptar. Në krye të herës Shuke e siguroi Verën se familja e saj nuk kishte gisht në këtë çështje, por shpejt ai ndryshoi mendim nën ndikimin e prindërve e të miqve, të cilët e ndërgjegjësuan për shkallën e rëndë të akuzave. Një natë, teksa Vera po i bënte banjë të voglit Artur, Shuke i tha: "Po largohem", dhe filloi të qante. "Filloi të përplaste kokën në mur derisa i rrodhi gjak", thotë Vera. "Pëshpëriti 'Si mund të të lë? Nuk dua të të braktis ty dhe fëmijën tonë'. Pastaj puthi Arturin dhe u largua". Pesë muaj më vonë pasi, Shuke kishte bërë divorcin, Vera mori urdhër të bashkohej me familjen e prindërve në internim. Kryente detyrat më poshtëruese në një kooperativë bujqësore, korrte grurin me kosë, gërmonte kanalet e ujitjes duke hapur kënetat. "Që në fillim internimi ishte njësoj si vdekja për familjen tonë", tregon Vera. "Por me kalimin e kohës filluam të kuptonim urrejtjen e njerëzve për qeverinë dhe kuptuam se kishim qenë me fat: Zoti na kishte shpëtuar. Për ne ishte më mirë të vuanim 17 vjet, sesa babai ynë të mbante akoma postin e dikurshëm". Familja Bekteshi, ashtu si qindra ish-të përndjekur të tjerë, sot jetojnë në disa banesa të përshtatura në godinën e ish-shkollës së partisë marksiste-leniniste. Vera punon si studiuese në Institutin e Shërbimit Hidrometeorologjik. Arturi është në vitin e dytë për fizikë në Universitetin e Tiranës. Në një farë mënyre ende mund të konsiderohen si të privilegjuar. Pjesa më e madhe e ish-të përndjekurve në Tiranë janë të papunë. "Të paktën 700 familje të tjera nuk dinin se ku të shkonin për të jetuar po të largoheshin nga fshatrat ku i kishin internuar", thotë historiani Arben Puto. Çështje si rikthimi i pronave të konfiskuara ose marrja e dëmshpërblimit për dënimin padrejtësisht me burg, në Shqipëri ende nuk janë në rendin e ditës. Dëmi psikologjik që kanë pësuar, është shumë i dukshëm edhe tek shqiptarët e tjerë që nuk janë internuar apo dënuar me burg. Në vend që të ushqejë shpresat për të ardhmen, fundi i regjimit totalitar i gjeti shqiptarët pa iluzione dhe me ndjesinë se i kishin tradhtuar. Në muajt e fundit prodhimi industrial është ndërprerë thuajse tërësisht dhe shtresa e drejtuesve është shpërbërë. "Askush nuk bënte një jetë reale këtu, - thotë Viktor Dosti. - Ishte vetëm një jetë biologjike, si ajo e kafshëve". Për shumë të internuar, ngushëllimi i vetëm është fakti që arritën të shpëtojnë të gjallë.
(Shënim: Materiali është shkruar në Shqipëri, qershor 1993 dhe është marrë nga botimi italian "Selezione" 1 qershorit 1993)
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)