E Diel, 1 Nëntor 2026

Për herë të parë institucioni i zgjedhjeve do të drejtohet nga një grua

Lefterie Lleshi merr drejtimin e
KQZ-së, opozita bojkotoi votimin

Kuvendi ka votuar në seancën e djeshme përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Do të jetë Lefteri Lleshi ajo që do të drejtojë këtë institucion sipas kodit të ri zgjedhor. Në kë të mënyrë për herë të parë institucioni i zgjedhjeve drejtohet nga një grua. Tashmë pritet vetëm dekretimi i datës së zgjedhjeve të 2013, e cila do të jetë prova e parë për KQZ e re. Ashtu siç kishte paralajmëruar opozita nuk votoi për kryetarin. Hysen Osmanaj (PD) morri 115 vota, Vera Shtjefni (PD), 119 vota, Albana Shtylla (PS), 127 vota, Denar Biba (PS) 129 vota, Ilirjan Muho (LSI) 98 vota dhe Jano Jani (PBDNJ) 127 vota pro. Kryetarja e KQZ-së Lefteri Lleshi u zgjodh vetëm me 73 votat e maxhorancës.
Uollfarth
Kreu i OSBE-së, ambasadori Eugen Uollfarth, ka përshëndetur përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së dhe të kreut të saj, Lefteri Lleshi. “Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfshirë kreun e institucionit, është një hap i parë i rëndësishëm drejt zbatimit të Kodit të ri Zgjedhor. Unë i nxis të gjithë aktorët të punojnë së bashku dhe të dëshmojnë vullnetin e kërkuar politik për të zbatuar më tej Kodin e ri Zgjedhor, plotësisht dhe në frymë të mirë. Kjo nevojitet për të krijuar besim në të gjitha nivelet – mes votuesve, komisionerëve zgjedhorë dhe politikanëve, duke ofruar njëkohësisht, një fushë loje të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, tha ambasadori Uollfarth.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›