E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për herë të parë lindjet e bardha në SHBA janë minorancë

Share

Fëmijët e lindur nga minoritetet etnike dhe racore në SHBA tani përbëjnë më shumë se gjysmën.

Sipas BBC, të zinjtë, hispanikët dhe aziatikë si dhe raca të tjera përbëjnë 50.4 përqind të lindjeve në vitin 2011.

Për herë të parë lindjet e bardha jo- hispanike janë minoritet.

Sociologët besojnë se ngadalësimi ekonomik ka kontribuar në rënien e madhe të lindjeve mes të bardhëve.

Numri i lindjeve të bardha ka rënë me 11.4 përqind nga vitit 2008, krahasuar me vetëm 3.2 përqind për minoritetet.

Popullata minoritare në SHBA tani përbën 36.6 përqind të popullatës totale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›