E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria: Një këngëtare e gëzuar me një këngë të trishtuar (VIDEO)

Share

Rona Nishliu do këndojë Suus, një baladë në gjuhën shqip në Festivalin Evropian të Këngës që zhvillohet në Azerbajxhan.

Më 22 maj ajo do këndojë në gjysmëfinalen e parë, ndërkohë që nëse kualifikohet, shkon në finalen e 26 majit.

Historia e saj si kosovarja nga Mitrovica, që përfaqëson Shqipërinë, ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave.

Ndërkohë Rona vazhdon provat në Baku. Shpresoj të jap më të mirën gjatë provave të sotme, thotë ajo për Eurovision.tv. Këta të fundit thonë se ajo është një këngëtare e gëzuar me një këngë të trishtuar.

Ndiqni më poshtë Ronën gjatë provave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›