E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për nominimet dhe debati i drekës

20/02/10 17:15

Graciela dhe Bertina flasin për nominimet ku Bertina shprehet se ende nuk i ka menduar dy personat që do nominojë këtë mbrëmje, ndërsa Graciela po. Ajo thotë se e ka menduar madje tre persona në rast se del një prej tyre. Ajo thotë me iniciale për renaton, Klodin dhe Bledin. Teksa bisedon për këtë temë si dhe për provën e javës me të cilën janë duke u marrë ende, ajo shprehet se duhet të fillojë ti mendojë më mirë gjërat që këtej e tutje, duke shprehur se reagimi i Hakiut kur i kërkoi një penel, nuk i pëlqeu aspak dhe se nuk e priste prej tij. Bertina e këshillon që të mos i kapë edhe gjërat më të vogla, por të mendojë sic duhet, pasi cdo njeri ka momente që edhe e tepron. Graciela shprehet se thjesht nuk i pëlqeu reagimi i tij.
Në shtëpinë tjetër, banorët ulen për të ngrënë drekën që e ka përgatitur Domenika. Ndërsa të gjithë, përvec Domenikës, janë ulur për të ngrënë, ata vazhdojnë ti kërkojnë Domenikës që ti shërbejë. Domenika mërzitet nga mënyra se si Seldi i kërkon ti sjellë dhe dicka tjetër dhe i flet me ashpërsi. Ajo i thotë se nuk është e detyruar tiu shërbejë por i takon që të ulet të hajë bashkë me ta dhe nëse ndonjë do të marrë gjëra të tjera, le të ngrihet vetë. Diskutimi nuk zgjat më shumë, por më pas ajo sqarohet me Seldin lidhur me këtë gjë. ajo i thotë se nuk i pëlqeu mënyra se si ai ia kërkoi sepse nuk e kishte problem që tia sillte, ndërsa Seldi shprehet se nuk e kuptoi se kishte bërë dicka të keqe. Të dy të rinjtë sqarohen dhe nuk i mbajnë mëri njeri-tjetrit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›