E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thikë me dy presa për Edin

20/02/10 12:48

Në shtëpinë e re Renato dhe Edi po pinë kafenë e mëngjesit dhe Renato i thotë Edit si e shpjegon faktin që mbrëmë kur ka dalë jashtë me pjatë në dorë për të ngrënë, Kika i ka thënë i bëftë mirë. Edi i ka thënë që kete ska pse e merr si kapital pasi është diçka që mund ta thotë kushdo. Ai i ka thënë që dhe Graciela i ka bërë dy pyetje me nënkuptime dhe Edi i ka thënë që e shtuna është thikë me dy presa.
Renato i kërkon Edit që tja përkufizojë ndjenjën që ka për Rezartën. Edi i thotë që ai sdo të prononcohet për këtë temë. Renato i thotë që pavarësisht se çfarë thonë njerëzit që shajnë ose ofendojnë, ajo që bëhet për një ndjenjë të madhe është përtej gjithë kritikave, opinionit dhe moralit. Më pas Edi i ka treguar se mbrëmë është mërzitur me Rezin pasi kanë patur një konflikt por e kanë zgjidhur. Problemi është zmadhuar më vonë kur Domi ka pyetur Rezin pse rri si e mërzitur apo është gjithmonë ashtu. Ajo është prekur dhe ka ikur prandaj dhe Edi ka qënë i mërzitur mbrëmë. Ai i ka thënë Renatos që në qoftëse do të dali sonte, e vetmja gjë që do ti ngelte peng është që e ka mërzitur Rezin pa ndonjë arsye.
Klodi i thotë Bledit për djemtë që ka përballë (Edin dhe Renaton) që ata e kanë ndjerë më shumë se të tjerët nominimin.
Ada me djemtë mendojnë se çfarë do të gatuajnë për drekë dhe ajo i thotë që sot do gatuante Bertina, por Kika i thotë që ajo ska fjetur gjithë natën kështuqë nuk ia merr mendja se do të bëjë ndonjë gjë. Ada i thotë që mund të bëjnë patate në furrë që të shtrytëzojnë dhe zjarrin e sobës që ka ndezur Kika. Ajo pyet dhe djetmë nëse kanë ndonjë mendim tjetër dhe ata thonë dhe disa alternativa të tjera.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›