E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për pesë vjet me radhë nuk bëra seks

Share

Aktorja Carre Otis, duke folur për revistën e përjavshme A ka rrëfyer gjithë vështirësitë e kaluar në jetën e vet, sidomos prej bashkëshortit të saj, aktorit të njohur Mickey Rourke. E njohur sidomos për filmin Orkidea e egër, ku dhe u njoh me ish-bashkëshortin e saj, Rourke, Otis ka thënë se ka kaluar vite të vështira, për shkak të dhunës që ky i fundit ushtronte ndaj saj. Por, përveçse dhunohej nga Rourke, Otis pati probleme të mëdha edhe me drogën dhe anoreksinë, ndërsa pohon se për pesë vjet me radhë, nuk ka bërë seks, pas ndarjes nga Rourke dhe pas problemeve të saj. Tashmë ajo thotë se bën një jetë normale, që kur takoi të dashurin e ri, Matthew, me të cilin ka dhe dy fëmijë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›