E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toka sot është nën goditjet e një stuhie të fortë diellore

Share

Toka aktualisht është duke u goditur nga një stuhi grimcash nga Dielli, që mund të sjellin ndërprerje energjie, mund të paralizojnë punën e satelitëve dhe fluturimet e avionëve.

Stuhia është kryelajm në thuajse gjithë mediat e huaja.

Sipas BBC, kjo është stuhia më e madhe në pesë vite dhe do bombardojë fushën magnetike të Tokës përgjatë gjithë të enjtes.

Stuhia është provokuar nga disa shpërthime në sipërfaqen e Diellit. Ky i fundit vepron sipas një cikli 11 vjeçar dhe së fundmi ka pësuar shumë shpërthime të tilla.

Një ekspert i tha BBC se stuhia pritet të tronditë fort fushën magnetike të Tokës, e cila na mbron nga rrezatimet e rrezikshme. Natyrisht nuk do e heqë, por goditja do jetë e fortë.

Të tilla stuhi në të kaluarën kanë lënë zona të tëra pa energji e komunikim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›