E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për tabelat e reja, Serbia bisedon me EULEX-in

Vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës që të ndalohet qarkullimi i automjeteve me regjistrime të reja me shenjë të Serbisë, që kanë shkronjat e para të qyteteve të Kosovës është cilësuar si e shpejtuar nga ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Dacic.
“Ne këtë pyetje e kemi parashtruar nëpërmjet EULEX-it dhe mendon se këto ditë do të bisedojmë rreth kësaj teme”, ka thënë Dacic.
Dacic, i cili njëkohësisht është zëvendëskryeministër i Serbisë, ka thënë se vendimi i MPB-së së Kosovës tregon se Prishtina nuk dëshiron të bisedojë për disa tema.
 

Ministri serb ka thënë se Serbia e llogarit Kosovën si pjesë të saj, dhe në përputhje me këtë të gjithë qytetarët e Serbisë që jetojnë kudo në territorin e saj kanë të drejtë në dokumente personale, librezat e automjeteve, tabelat e regjistrimit etj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›