E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina të kordinojnë aktivitetet para takimit të KE-së

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka udhetuar sot për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Në një deklarate per shtyp të lëshuar nga kabineti i presidencës thuhet se gjatë qëndrimit në Tiranë, Krasniqi do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të Republikës së Shqipërisë, me të cilët do të diskutojë për kordinimin e aktiviteteve para fillimit të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Jakup Krasniqi do të bisedojë në takime të veçanta me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, si dhe me anëtarët e delegacionit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës.
Në vizitë, Krasniqi shoqërohet nga Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, zëvendësministre në largim e Punëve të Jashtme, Bilall Sherifi, shef i kabinetit të ushtruesit të detyrës së presidentit dhe Skender Reçica, këshilltar për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›