E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendrimi gjerman per riatdhesimin e romeve nga Kosova Kthim gradual dhe i permbajtur

Sipas zedhenesit nga te dhenat statistikore te landeve te 30 qershorit 2010 ne Gjermani jetojne 8.500 rome nga Kosova te detyruar per tu kthyer. Ne marreveshjen gjermano-kosovare te riatdhesimit e cila hyri ne fuqi me 1 shtator 2010 nuk percaktohen as numra per personat e detyruar per tu larguar as marreveshje a pritje ne lidhje me numrin e riatdhesimeve te ardhshme te romeve. Vendimin per ate nese dikush riatdhesohet edhe per rome e marrin landet dhe zyrat e tyre kompetente per te huajt pasi verifikojne cdo rast individual. Vec kesaj riatdhesimi mund te kryhet vetem atehere kur pala kosovare e ka miratuar rastin individual shprehet zedhenesi i Ministrise se Brendshme Gjermane.

Praktika gjermane e riatdhesimit respekton te drejten nderkombetare

Lidhur me efektin e paralajmerimit te komisioneres se BE-se per ceshtjet e brendshme si edhe te Komitetit te Migracionit te Keshillit te Evropes dhe Amnesty International-it mbi praktiken e riatdhesimit te romeve kosovare zedhenesi i Ministrise se Brendshme Gjermane thote Sikurse deri tani politika dhe praktika gjermane e riatdhesimit vazhdon te marre parasysh plotesisht rregullat e se drejtes nderkombetare te asaj te Bashkimit Evropian dhe te se drejtes gjermane per te huajt per mbrojtjen e refugjateve apo per mbrojtjen nga kthimi. Nje klauzole perkatese me referim te vecante nder te tjera te respektimi i Konventes se Gjeneves per Refugjatet permban edhe marreveshja gjermano-kosovare e riatdhesimit.Bildunterschrift Femije rome ne Kosove

Sipas zedhenesit perjashtohet vecanerisht mundesia qe ne Gjermani romet te kthehen ne baze te perkatesise se tyre etnike. Perkundrazi para cdo kthimi kryhet gjithnje nje verifikim rasti individual prej zyrave kompetente te landeve per te huajt dhe per sa kohe eshte ne proces e siper nje procedure azili prej Entit Federal per Migracion dhe Refugjate. Ne kete mes perkatesia ne nje etni te caktuar mund te arsyetoje ne raste te vecanta ndalimin e kthimit ne atdhe kur atje jane te rrezikuara jeta ose lirite e personit te prekur.

Gjermania nuk do ti ktheje masivisht romet

Autoritetet gjermane do te vazhdojne te mos ndermarrin kthime masive ne Kosove po do te vijojne me planin e nje kthimi gradual dhe te permbajtur deklaron zedhenesi i Ministrise se Brendshme. Sidoqofte perparesi ka kthimi vullnetar i romeve kosovare te detyruar per tu kthyer. Kjo nxitet dhe mbeshtetet financiarisht ne shuma te konsiderueshme nga Programi i Mbeshtetjes i Federates dhe i Landeve.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje familje rome feston ne sallen e organizates rome Rom e.V. ne Keln

Nese ka divergjenca midis Ministrise se Brendshme dhe institucioneve te siperpermendura ne vleresimin e gjendjes se romeve ne Kosove zedhenesi i Ministrise se Brendshme Gjermane pergjigjet Perballe gjendjes se sigurise ne Kosove qe atehere te permiresuar administrata kalimtare e Kombeve te Bashkuara per Kosoven UNMIK lejoi nga viti 2005 kthimin e nje numri te kufizuar romesh persona te caktuar ne ndjekje penale.

Qeveria gjermane beri vleresimin e situates para fillimit te riatdhesimit ne 2009

Para fillimit te riatdhesimeve te pergjithshme te romeve vitin e kaluar qeveria gjermane kreu nje vleresim te aktualizuar te gjendjes se sigurise. Gjate kesaj ajo mberriti ne vleresimin se per romet ne Kosove nuk ekziston rrezik i drejtperdrejte vetem per shkak te etnise se tyre. Nje numer shtetesh te tjera pranuese evropiane mberriten ne te njejtin vleresim dhe kthejne ne Kosove po ashtu pjesetare te pakicave si romet.

Qeveria gjermane e dallon qe gjendja ekonomiko-sociale ne Republiken e Kosoves nuk krahasohet me standardet ekzistuese ketu dhe ne shtete te tjera anetare te BE-se thekson zedhenesi i Ministrise se Brendshme. Por prej veshtiresive te ketij karakteri ne Kosove jane te prekur shume nga njerezit qe jetojne atje pavaresisht perkatesise se tyre etnike. Gjithashtu vlen te theksohet qe sipas rregullave te se drejtes gjermane te te huajve aspekte ekonomiko-sociale ne shtetin e destinacionit parimisht nuk jane vendimtare per ceshtjen nese personat jane te riatdhesueshem.

Autor Elert Ajazaj

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›