Për ty, Angie
E dashur Angie! Zgjodha këtë mëngjes të bukur për të të kërkuar ndjesë ty dhe përmes teje, të gjithë kolegëve dhe miqve të ... ADS-së, në veçanti rinisë së saj të bukur, për zhgënjimin e madh që ju kam shkaktuar, nga sipërmarrja e kësaj aventure politike dhe elektorale të pasuksesshme...
Nuk e di përse instiktivisht zgjodha të të drejtohem në variantin anglisht të emrit tënd, Angie… Me siguri ngaqë pikërisht 40 vjet më parë, Rollingstones kënduan për herë të parë këngën e tyre të famshme që kishte për titull këtë emër dhe unë, studenti i Inxhinierisë Mekanike, që sapo kishte mbaruar studimet, e futa menjëherë në repertorin tim këtë këngë, e cila përmes dëshpërimit të ringjall besimin tek jeta dhe dashuria… Apo ndoshta, se përmes tingujve dhe fjalëve të kësaj kënge, përmes pafajësisë së syve të tu të lotuar dhe membranës së shpirtit tënd të goditur, do të doja të shihja sa ringritjen e shoqërisë shqiptare pas këtyre zgjedhjeve, aq edhe vazhdimin e rrënimit të saj brenda vetvetes …
1. Vjedhja dhe shitblerja e votës
Ti u zhgënjeve, Angie, nga kjo garë që mendoje deri në bindje se do ta fitoje, kur shihje dhjetëra e qindra shokë e miq tek brohorisnin me admirim për ty dhe fitoren tënde e të kandidatëve të tjerë dhe e rrethuar nga dinastia pa fund e njerëzve të tu të afërt, që të mbështetnin me dashuri tek shpalosje me çiltërsi programin e ADS-së dhe, mbi të gjitha lajtmotivin e saj për më shumë solidaritet në politikë e shoqëri, gëzimi yt shpërthente si trëndafil në detin e entuziazmit të tyre njerëzor...
Ndaj, kur një ditë më the se, së bashku me Edvinin që kryesonte listën e kandidatëve të qarkut, ishit fare pranë një fitoreje të dyfishtë dhe po shpejtonit ritmet e punës për ta rritur më tej këtë fitore, unë u drithërova nga përmasa e zhgënjimit të madh që do të godiste së shpejti shpirtin tënd të pastër dhe t'u përgjigja menjëherë që duhet ta shihnit gjendjen më me qetësi dhe të konsolidonit rezultatin, ta analizonit situatën përtej premtimeve, buzëqeshjeve, garancive dhe dashurisë që ju shfaqnin drejtpërsëdrejti njerëzit që ju rrethonin dhe ju mbështesnin ...
Oh, kurrsesi nuk do të desha që ju të dyshonit tek njerëzit, por thjesht të ishit të kujdesshëm dhe të matur për të mbrojtur vetveten nga goditjet që po përgatiste të jepte zhgënjimi elektoral, sepse, si rrjedhojë e vjedhjes dhe shitblerjes masive të votave që ndodhi me intensitet të lartë, karakteri i njerëzve, jo vetëm i atyre të varfër, fillon tundohet, deformohet, përthyhet e rrënohet nga joshja e parave që shpërndaheshin me zarfe e deri me furgonë (thuhet që ka edhe investigime e filmime nga organet e shërbimit inteligjent). Dhe ky rrënim karakteri, Angie, ka përfshirë, veç të tjerëve edhe njerëz të afërt, edhe kolegë apo liderë politikë, edhe ministra faqezinj, që trafikonin vota dhe para në këmbim të posteve të punës...
Ky rrënim i karakterit njerëzor nga shitblerja e votës, Angie, ishte masiv dhe me ndikim në rezultatin zgjedhor, por më shumë se ndikim në rezultat midis kampeve politiko-elektorale, ky rrënim ka ndikim të ndjeshëm në deformimin e moralit njerëzor të shtresave të gjëra të shoqërisë, sidomos edhe të rinisë, me pasoja në të ardhmen e shoqërisë shqiptare...
2. Mbi 5500 kutitë e Pandorës
Vjedhjes dhe shitblerjes së votës, Angie, këtij fenomeni kriminal që gjithnjë e më tepër po ndodh në politikën dhe shoqërinë shqiptare, për të dytën herë iu bashkëngjit edhe fenomeni famëkeq i grabitjes së votës së partive, brenda të njëjtit koalicion elektoral, në një shumicë të mbi 5500 kutive të votimit që numërohen në qendrat e votimit të Shqipërisë. Kjo do të thotë që, jo ndërmjet koalicioneve kryesore, sepse ato i kanë të gjitha mënyrat dhe mjetet për t'i mbrojtur votat nga njëri-tjetri dhe diferenca e rezultatit mes tyre është e padeformuar dhe e pakontestueshme në favor të së majtës, por brendapërbrenda koalicioneve. Sidomos brenda koalicionit tonë, të ashtuquajturit "aleatë" u vërsulën përmes numëruesve e komisionerëve për të shqyer e plaçkitur vota ethshëm për të rritur numrin e mandateve.
Dhe ndërmjet partive plaçkitëse "aleate", që rrëmbyen me qindra e, ndoshta edhe mijëra nga votat tona, dallojnë edhe ato parti që kanë si lajtmotiv të objektivave të tyre, mbrojtjen e pronës dhe kthimin e pronave të shqiptarëve, si brenda dhe jashtë vendit. Për ta vërtetuar këtë fakt, le të rinumërohen para publikut të gjerë, me selektim të rastësishëm, qoftë edhe 100 kuti votimi, nga mbi 5500 kutitë e Pandorës që ka gjithsej Shqipëria në qendrat e votimit në këto zgjedhje. Kjo do të nxirrte në pah të vërtetën e hidhur se sa "Fair" ishin edhe këto zgjedhje, Angie, pavarësisht nga niveli paqësor i ndërrimit të pushtetit qeverisës, i cili është hap i dukshëm në rritjen e standarteve demokratike në vend.
3. Ankandi elektoral dhe... pije detin Ksanth!
Fushata elektorale së bashku me zgjedhjet për deputet mbaroi Angie dhe së bashku me to mbaruan edhe premtimet e bujshme shumëdimensionale në trajtën e një ankandi elektoral të lëvizshëm gjatë tërë kësaj periudhe. Pazaret e premtimeve elektorale u ngritën deri në premtime të tilla si për punësimin e 300 mijë apo 250 mijë të papunëve, liberalizimin intensiv të vizave me SHBA apo taksa zero për biznesin e vogël, vendosja e taksës progresive dhe shndërrimin e saj në ecje e sipër në një taksim "të ndershëm", rritja edhe më e shpejtë rrogave, pa përmendur mijëra km e rrugëve, tunelet, rritjen e fuqisë energjetike, bujqësinë, turizmin, etj., si edhe synimet për rritjen e mirëqenies së shtresave të gjëra të shoqërisë.
Tashmë, Shqipëria jonë, Angie, ka rënë në një qetësi për t'u admiruar ... tek-tuk ndonjë ngjarje e hidhur, apo aksident rrugor që shqetëson opinionin e gjerë publik të lodhur nga fushata e qershorit. Televizionet janë rralluar nga debatet politike dhe emisionet e artit e të kulturës u kujtojnë njerëzve se ka edhe mënyra më efikase për të mbushur jetën e tyre private e familjare, duke u larguar nga shkretëtira vrastare e një politike që prodhon shumë pak sadisfaksion për shoqërinë. Hapësirat pafund të okupuara nga qindra mijëra flamuj të partive, banderola, postera muralë, rrugorë dhe ajrorë, miliona fletëpalosje programesh e lajtmotive kryesore etj., po hiqen e po "arkivohen" nëpër zyrat e partive, nëpër shtëpitë e kandidatëve dhe ...shumica, nëpër koshat e kazanët e plehrave.
Sidoqoftë, ato që do të mbeten relativisht gjatë në vëmendjen e qytetarëve janë autopsia e qeverisjes që shkoi dhe premtimet politike të qeverisjes që vjen. Gara ishte e vështirë, Angie, e ashpër dhe ankandi i premtimeve elektorale u ngrit shumë lart... në ndonjë rast, ndoshta edhe deri në kufijtë e të pamundurës. Punësimi është premtimi i parë që njerëzit e papunë do ta kërkojnë që nesër.... Gjithsesi, unë besoj se, puna nuk ka për të arritur deri atje, sa njerëzit e mirë që e votuan të majtën në një shumicë tepër bindëse, por edhe opozita e djathtë e reduktuar dukshëm, nuk do të tregohen aq agresivë sa t'i drejtojnë kryeministrit të ri menjëherë thirrjen: Pije detin, Ksanth!
Megjithatë Angie, kryeministrit të ri do t'i duhet me patjetër, që për të realizuar premtimet e tij, t'i zgjedhë këshilltarët e tij të ditur, thuajse sa Ezopi. Me këtë rast, përtej urimit për fitoren në këto zgjedhje, do t'i uroja që ta mirëpërdorë mandatin e rëndë të kryeministrit në përballjen me sfidat e mëdha të qeverisjes së Shqipërisë dhe shqiptarëve.
4. E keqja do ta bëjë të sajën… pastaj do të hajë vetveten
Më kujtohet takimi me rininë, Angie, kur paraqite programin e punësimit të ADS për rininë dhe qartazi u shprehe se ADS është për hapjen dhe zhvillimin e tregut të punës për masën e gjerë të rinisë, në mënyrë që të rinjtë të zhvillojnë vetveten dhe mjetet e një jetese të përshtatshme përmes një punësimi të ndershëm, sa më në përputhje me aftësitë e tyre profesionale, arsimore dhe kulturore. U entuziazmova kur, drejtpërdrejt dhe pa kurrfarë kompromisi debatove me dikë në auditor për tendencat dhe praktikat e derisotme, që e gllabërojnë rininë në një jetë të zbrazët e dembellëk dhe e joshin në trafiqet e drogës dhe prostitucionit. Pas teje, unë shtova më tej për rrezikshmërinë e joshjes së Rinisë nga klanet mafioze politike dhe ekonomike që u japin të rinjve punësim e pushtet të pamerituar, duke e përdorur, përfshirë dhe inkriminuar masivisht rininë në veprimtari korruptive e kriminale, duke e transformuar atë në një kategori njerëzore për t'u dergjur burgjeve, siç ka ndodhur në qeverisjen e para disa kohëve. Dhe ti e di mirë, Angie, se angazhimi i të rinjve në vjedhjen apo në proceset e shitblerjes së votës është një akt tejet kriminal, sepse e çon kombin në agoni.
Kjo aventurë mbaroi, Angie dhe ti je tejet e mërzitur… Edhe kolegët tanë… Unë gjithashtu… Por mendoj dhe dua të besoj se, sipërmarrja jonë politike dhe elektorale ishte një aventurë e ndershme, që u mundua të frymëzonte një moral të ri në politikën dhe shoqërinë shqiptare, për më shumë solidaritet në këtë politikë dhe, veçanërisht në këtë shoqëri ende të varfër, e cila po vazhdon të gërryhet, më shumë se sa nga varfëria, nga inkriminimi permanent që po u bën rrënjëve dhe filizave të saj, politika miliardere që u shpall dukshëm në këtë fushatë zgjedhore. Është kjo politikë që po financon njerëz tejet të varfër, si edhe me shumicë, të rritur e të rinj të etur për pasurim të pamerituar, që galopojnë pas kësaj politike në fushata marramendëse, me qëllim nxjerrjen e përfitimeve kolosale në periudhën e mëpastajme të qeverisjes, në kurriz të tërë shoqërisë.
Ndërsa ne ishim dhe jemi të gjithë vullnetarë, pa asnjë buxhet e pasuri, por me mendje të pasur me ide dhe programe, me shpirtin e mbushur plot me energji dhe dashuri për Shqipërinë e shqiptarët... Ne humbëm një garë politike elektorale tërësisht të pandershme, e dashur, Angie dhe kolegë të mi më të rinj të ADS, por misioni ynë "Për një Politikë Njerëzore", për më shumë solidaritet e dashuri njerëzore në politikë e shoqëri, është mision fitues, ka gjithmonë një të ardhme brenda të dy krahëve të politikës së sotme shqiptare dhe, si i tillë, ky mision do të vazhdojë...
Gjithsesi, u arrit një ndryshim i madh jetik për demokracinë dhe për Shqipërinë, Angie… Ne jemi pjesë e kësaj arritjeje, jemi pjesë e këtij ndryshimi, sepse gara që humbëm është shumë më e vogël se misioni ynë që vazhdon, se në atë garë, brenda fituesve të saj, ka edhe mjaft element të së keqes që janë kërcënim për demokracinë dhe prosperitetin e Shqipërisë… Veçse e keqja do ta bëjë të sajën… pastaj do të hajë vetveten… dhe shoqëria do të çlirohet shpejt një ditë prej saj.
Prandaj fshiji lotët Angie dhe largoje trishtimin, sepse si thuhet në këngën e famshme të Rollingstones, kushtuar një vajze që mbante emrin tënd, 'është më mirë të ndjehemi sërish të gjallë e plot jetë, sepse asnjë s'mund të thotë që ne nuk u përpoqëm sa mundëm…'.
Ndoshta ishte fati im që më mbajti përkohësisht në një "Ekzil Politik", prej të cilit, në pragun e këtyre zgjedhjeve, nuk mundi të më shkëputë dot as një ftesë e ftohtë për bashkëpunim dërguar me sms nga Edi Rama, as këshilla e zjarrtë telefonike 40-minutëshe nga Londra e mikut tim, Luis Ayala.
Të gjithë së bashku do të vendosim për të ardhmen tonë në ditët në vijim, Angie...
Me shumë dashuri,
Gaqo APOSTOLI
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)