E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediet spanjolle pranojnë superioritetin e Brazilit

Humbja e rëndë 3-0 në finalen e Kupës së Konfeder atave ndaj Brazilit i ka nxitur mediet spanjolle të japin alarmin përpara Kupës së Botës 2014. Si markë dhe tituj mediash, në formën e një loje fjalësh, “Marakana” i ka gllabëruar dhe përpirë “La Roja”. “El Mundo Deportivo” ia atribuon vendit të Nejmarit të gjitha meritat, ndërsa kalon më tej në aktgjykimin e spanjollëve të Del Boskes. Të gjitha gazetat iberike, megjithatë, pyesin veten nëse ky është përfundimi i një cikli spektakolar e me trofe i Spanjës. Pra, mediat spanjolle derdhin lot dhe janë në merak për fatin e kombëtares së tyre në Botërorin e vitit që vjen, që do të luhet po ashtu në Brazil. Gazetat iberike nuk pranojnë fjalë justifikuese apo ngushëlluese, por njohin superioritetin e Brazilit. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›