E Diel, 1 Nëntor 2026

"Përballë gjyqit të historisë”, kujtime nga ish-partizani Xhelal Staravecka

Një tjetër libër me kujtime vjen për lexuesin shqiptar, këtë herë i shkruar nga Xhelal Staravecka, një nga komandatët partizanë, më me peshë, në luftën Antifashiste. Në kujtimet "Përballë gjyqit të historise", shumë personazhe e personalitete, kryesisht politike, të viteve 1912-1966, ndriçohen përmes ngjarjeve, fakteve, kujtimeve të autorit. Libri është shkruar në vitin 1966 në Paris dhe publikohet për herë të pare.
 

E ndërsa për studiuesit Pëllumb Xhufi dhe Fatos Lubonja, libri shpalos anë të errëta të historisë sonë.
 

Tri janë nyjat kulmore të këtyre kujtimeve, ku autori është protagonist: Mbretëria e Zogut e kryengritja e Fierit, lëvizja Antifashiste e lufta Partizane si edhe fati i mërgatës politike shqiptare në perëndim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›