Përkujtohet aktori Agim Shuke, takim homazh në AF

Me rastin e 70 vjetorit të lindjes së aktorit Agim Shuke, dhe 20 vjetorit të vdekjes së tij, në Arkivin e Filmit u mbajt një takim homazh. Në filmin dhe teatrin shqiptar ai ka mbetur në mendjen publikut si një aktor me interpretim të shkëlqyer, që krijonte emocione që mbeten gjatë në mendje. Edhe pse ishte i angazhuar në Teatrin e Vlorës ai ka interprtuar shumë role edhe në kinema, duke krijuar me dhjetëra figura artistike.
Ndër rolet e tij më të mirë në film mbeten Sandri "Në fillim të verës", Gëzimi në filmin serial "I treti", Jani Minga "Nëntori i dytë", Musai "Militanti",etj. Ai u nda nga jeta në moshë 50 vjecare pas një sulmi fizik që iu bë. Për kontributin e dhënë nga aktori Agim Shuke, në skenën e teatrit dhe në film ai është nderuar me disa vlerësime.