E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Përballë kemi vetëm horizontin e BE”, Rama me kandidatët për deputet në Shkodër: Kundërshtarët i kemi mbrapa! Klithin, mallkojnë dhe lehin

Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme është ndalur në Shkodër ku ka vijuar takimet me atë që ai e quan “Skuadra e re për Shqipërinë në BE”.

Kryeministri, i shoqëruar nga drejtuesi i PS-së në qarkun e Shkodrës, Benet Beci ka prezantuar kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Beci, njëherësh kryebashkiak i Shkodrës tha se kanë zgjedhur një ekip të motivuar për të punuar fort.

Ndërsa kreu i qeverisë, Edi Rama tha se është një skuadër që mbulon pritshmëritë dhe përfaqëson të gjitha kategoritë. Duke u ndalur te kundërshtarët politikë, shefi i qeverisë tha se përballë kanë vetëm horizontin e BE-së, ndëra opozita ndodhet mbrapa PS.

Kryeministri Rama: Është një skuadër që mbulon pritshmëritë dhe përfaqëson të gjitha kategoritë. U flet të gjithëve pavarësisht moshës, gjinisë, prejardhjes. Të gjithë e kanë mundësinë të gjejnë në këtë skuadër atë që kërkojnë. Ky është një avantazh i madh për ne krahasimisht me ata që kemi përballë, më saktë ata që kemi mbrapa se ne përballë kemi vetëm horizontin e BE. S’kemi kundërshtarë përballë, i kemi mbrapa prandaj dëgjojmë vazhdimisht zhurma, klithma, sharje, mallkime dhe lehje.

Kryeministri tha se duhet të bëjnë shumë për Shkodrën, pasi kryeqendra e veriut është lënë mbrapa për shumë kohë.

Kandidatët e PS në Shkodër

Lista e mbyllur

  1. Marjana Koceku
  2. Onid Bejleri
  3. Xhenis Cela
  4. Bujar Rexha

Lista e hapur

  1. Edona Bilali
  2. Enertil Canaj
  3. Ervin Doda
  4. Holta Duda
  5. Frrok Gjini
  6. Besmir Lesha
  7. Marjan Ndershtiqaj
  8. Vera Ndreca
  9. Kejsi Spahija
  10. Shkelqim Sterkaj
  11. Adnan Shullani

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›