Krimi në familje godet Kukësin, djali qëllon për vdekje me armë zjarri të atin
Kukës- Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur paraditen e sotme banorët e qytetit të Kukësit teksa një një 74-vjeçar është qëluar për vdekje nga i biri i tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhoc të komunës Thërtore.
Djali Avdi Laci ka qëlluar me armë zjarri për vdekje të atin e tij Sali Laci, 74-vjec dhe është larguar nga vendngjarja. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre.
Policia e Kukësit sqaron se ende nuk janë të njohura motivet e krimit, ndërkohë që po vijojnë hetimet për gjetjen e autorit të ngjarjes.
/IDEA/