Përballja e qyteteve
Tirana është një qytet me cilësi të veçanta urbanistike. Sidomos qendra e qytetit është me të vërtetë një vepër e pakrahasueshme e planifikimit urban, - patjetër që duhet të jetë një nga shembujt më të arritur të qytet-planifikimit italian të viteve 1920 në të gjithë botën. Mark Swenarton, dekani i Arkitekturës në Universitetin e Oksfordit dhe arkitekt i njohur, ndan këto mendime për Tiranën e këtyre viteve. Mark-u e vizitoi kryeqytetin tonë disa muaj më parë. Si arkitekt, ai vetëm me një vështrim di t‘i njohë strukturat mbi të cilat janë ngritur qytetet. Pavarësisht ndjesive pozitive që i ka krijuar atij një shëtitje në rrugët e Tiranës, lëvizja e kohës e ka bërë këtë qytet ashtu si çdo qytet tjetër në botë të ndodhet përballë ndryshimeve. Përshtatja e ndryshimeve apo e ndërhyrjeve të reja në arkitekturë sipas Swenarton duhet bërë duke ruajtur një bashkëlidhje me të shkuarën. "Problem më vete është se si lidhet e gjithë pjesa tjetër e qytetit me qendrën; se si secila zonë e qytetit ndërthuret me të tjerat në periferi dhe se si do të lëvizin njerëzit nëpër qytet dhe përmes tij", thotë ai.
Arsyeja e vizitës së Swenarton në Tiranë ishte bërja konkrete e një projekti për hapjen në Galerinë Kombëtare të Arteve të një ekspozite të përbashkët mes studentëve të Arkitekturës së Oksfordit dhe atyre të Universitetit të Tiranës. Ekspozita do të jetë një bashkëpunim mes Fakultetit të Arkitekturës së Tiranës, Shkollës së Arkitekturës së Oksfordit, Fakultetit të Arteve Pamore të Oksfordit, si dhe Galerisë Kombëtare të Arteve. Përveç studentëve britanikë dhe atyre shqiptarë, në këtë ekspozitë, që do të quhet "Nëntoka e së ardhmes", do të marrin pjesë dhe artistë bashkëkohorë shqiptarë.
Nëpërmjet punëve që do të vijnë në të do të shihet perceptimi që i bëjnë sot projektuesit e qyteteve së ardhmes së Tiranës, Britanisë, apo çdo vendi në Evropë.
Swenarton e quan interesant faktin që ekspozita do të jetë e përzier mes punëve të studentëve të Arkitekturës dhe atyre të Arteve të Bukura. "Unë besoj gjithashtu se kundërvendosja krahasimore e punëve të studentëve nga dy qytete kaq të ndryshme si Tirana dhe Oksfordi do t‘i japë dhe do t‘i shtojë një dimension dhe vlerë të re diskutimit rreth dallimit dhe shkrirjes midis arkitekturës dhe artit. Një nga pikat themelore që ne duam të përçojmë nëpërmjet ekspozitës është se kur përballesh me qytete - sidomos me qytete të mëdha që ngërthehen në probleme të ndërlikuara gjatë gjithë kohës - askush nuk mundet të injorojë potencialin e zgjidhjeve kreative", thotë Swenarton.
Z. Swenarton, si ju lindi ideja për këtë ekspozitë dhe përse në Shqipëri?
Hera e parë që unë jam njohur me projektin ka qenë kur disa studentë shqiptarë që ne kemi në shkollën tonë kërkuan një takim me mua. Mendoj se ideja origjinale për projektin lindi në vitin 2006, në një bisedë mes Rubens Shimës, atëkohë nëndrejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve dhe Genti Gjokolës, i cili është një artist i mirënjohur në Shqipëri dhe gjithashtu edhe një nga studentët shqiptarë të Arkitekturës në Oxford Brookes University. Genti kishte një ide të mirë dhe të qartë rreth punës tejet interesante të studentëve tanë në Oksford dhe mendoi se kjo gjë mund t‘i interesonte dhe Rubens Shimës - gjë e cila u pa qartë se i interesonte. Më vonë, Rubensi dhe unë filluam të zhvillonim më tej idenë e ekspozitës nëpërmjet emaileve dhe më vonë, gjatë takimeve personale në Tiranë dhe Oksford. Tani ja ku jemi pranë realizimit final!
Çfarë dinit ju për Shqipërinë përpara se t‘ju vinte ky propozim?
Duhet ta pranoj se njohuritë e mia për Shqipërinë ishin paksa të mjegullta deri atëherë. Një natyrë e mrekullueshme, ekspansion i shpejtë (si ekonomik, ashtu dhe kulturor) pas vitit 1991, një tolerancë e jashtëzakonshme për t‘u lavdëruar midis besimtarëve tw krishterë dhe myslimanë … për të qenë i ndershëm këtu mbaronin njohuritë e mia për të!
Kemi informacion se shkolla juaj e shquar e arkitekturës ka dhe disa studentë shqiptarë. Çfarë përshtypjesh keni për ta?
Është e vërtetë se ne kemi në shkollën tonë disa studentë shqiptarë, të cilët janë pa përjashtim jashtëzakonisht të talentuar. Dy prej tyre sapo mbaruan shkollën vjet u morën në intervistë dhe u punësuan menjëherë në Londër në studion arkitekturore të Norman Foster - një nga arkitektët më të shquar në botë sot, në mos më i shquari. Besoj se kjo ju jep një ide për cilësinë e studentëve shqiptarë të shkollës tonë.
Cila është arsyeja për të pasur këtë ekspozitë "hibride" në radhë të parë dhe çfarë mendoni të arrini nëpërmjet saj, përtej ekspozimit të punëve të disa prej studentëve më të talentuar?
Një nga idetë më origjinale dhe më tërheqëse të konceptit fillestar të ekspozitës ka qenë përzierja e punëve studentore të Arkitekturës dhe Arteve të Bukura. Ne përpiqemi shumë dhe gjatë gjithë kohës për të krijuar ura lidhëse midis Arkitekturës dhe Arteve të Bukura - por me sa duket duhen ndërhyrje "nga jashtë", pikërisht si ideja e Rubens Shimës, për t‘i sjellë në jetë si projekte. Gjithashtu unë besoj se kundërvendosja krahasimore e punëve të studentëve nga dy qytete kaq të ndryshme si Tirana dhe Oksfordi do ‘ti japë dhe do t‘i shtojë një dimension dhe vlerë të re diskutimit rreth dallimit dhe shkrirjes midis arkitekturës dhe artit. Një nga pikat themelore që ne duam të përçojmë nëpërmjet kësaj ekspozite është se kur përballesh me qytete - sidomos me qytete të mëdha që ngërthehen në probleme të ndërlikuara gjatë gjithë kohës - askush nuk mundet të injorojë potencialin e zgjidhjeve kreative. Të mendosh gjithmonë për shifrat, koston, zhvillimin dhe densitetin do të thotë të humbësh nga sytë idenë fillestare dhe shkakun parësor: ndërhyrja e drejtë kreative mund të ketë një impakt shumë herë më të madh se sa kostoja fillestare apo madhësia e projektit. Besoj dhe shpresoj se nëpërmjet kësaj ekspozite të kontribuojmë në njohjen sa më të gjerë ndërkombëtare të këtyre çështjeve qendrore sot.
Çfarë dallimi ka mes një kuratori arti dhe një arkitekti?
Natyrisht që ka një dallim mes syrit të një kuratori dhe syrit të një arkitekti. Kuratori mendon më shumë bazuar mbi terma të ndërlidhjes së objekteve dhe përvojës që do t‘i ofrohet vizitorit. Arkitekti mendon në terma të tillë si logjika e dizajnit, ndërlidhja e të gjithë komponentëve të skemës ndërmjet vetes, a është skema intelektualisht e qëndrueshme; brenda një projekti arkitekturor ai përpiqet të ofrojë zgjidhje shumëplanëshe në të gjitha nivelet si kulturore, vizuale, operacionale, hapësinore, strukturale, urbanistike, etj., etj. Por unë mendoj se pika e prerjes dhe e ndërthurjes së këtyre dy planeve premton për të qenë një takim spektakolar. Në të gjitha diskutimet e mia me Shimën nuk kam vënë re aspak ndonjë konflikt mes të dyjave.
Siç e thatë, ju erdhët në Tiranë në fund të janarit 2008, takuat shumë njerëz dhe patë me sytë tuaj se çfarë mund të ofrojë ky vend. Nga ajo që keni parë në Tiranë ne do të donim të kishim një mendim tuajin mbi gjendjen aktuale. Shumë njerëz këtu janë të pakënaqur me problemet aktuale urbane dhe punën që po bëhet për të zgjidhur problemet e mëdha që ka ky qytet. Si e shikoni ju të ardhmen e Tiranës, a mendoni se ka ndonjë shpresë "të shpëtohet" ky qytet nga ana arkitekturore dhe cili është vlerësimi juaj për masterplanin francez që ju e keni parë si maket?
Është e qartë që Tirana është një qytet i madh që ka nevojë për investime të mëdha. Por nga ana tjetër, është dhe një qytet me cilësi të veçanta, unike urbanistike. Sidomos qendra e qytetit është me të vërtetë një vepër e pakrahasueshme e planifikimit urban - patjetër që duhet të jetë një nga shembujt më të arritur të qytet-planifikimit italian të viteve 1920 në të gjithë botën - ndaj është e kaq e domosdoshme dhe jetike që çdo lloj zhvillimi i ri të ushqejë dhe të përmirësojë këto cilësi të rralla të qytetit dhe jo t‘i dëmtojë ato. Problem më vete pastaj është se si lidhet e gjithë pjesa tjetër e qytetit me qendrën; se si secila zonë e qytetin ndërthuret me të tjerat në periferi dhe se si do të lëvizin njerëzit nëpër qytet dhe përmes tij. Nga ana arkitekturore mbeta shumë i impresionuar me kalibrin e arkitektëve që po ndërtojnë aktualisht në Tiranë dhe me kujdesin që po i kushtohet faktit që çdo projekt i ri të jetë i një cilësie sa më të lartë.
A do të jetë kjo ekspozitë hera e parë dhe e fundit që ju bëni diçka me partner Shqipërinë, apo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, qoftë kjo edhe në një format ndryshe nga ai i tanishmi?
Unë natyrisht që shpresoj që kjo të mos jetë hera e fundit dhe se gjithçka që po bëjmë të jetë fillimi i një lidhjeje dhe relacioni të gjatë me përfitues të ndërsjellët ndërmjet Tiranës dhe Oksfordit. Besoj se ka shumë mundësi për një bashkëpunim të frytshëm ndërmjet qyteteve dhe kulturave tona të ndryshme dhe se kjo ekspozitë është vetëm fillimi.