Vietnami, Kina e re
Çfarë do mund të bëjnë kompanitë perëndimore në çastin kur punonjësit e fabrikave kineze të kërkojnë paga dhe kushte më të mira pune? E thjeshtë - do u duhet vetëm t‘i zhvendosin linjat e prodhimit në një vend, ku krahu i punës kushton më pak. Humbjet e Kinës janë përfitime për Vietnamin, Indinë, Kamboxhian e gjetkë
Tregu i punës ka ende nevojë për krah pak të kushtueshëm, arsye për të cilën burri i veshur me kostum të zi bërtet me sa ka në kokë. "Nuk ka vonesa", u thotë njerëzve që i rrinë përreth, duke e ngjitur mikrofonin pas gojës. "Duhet të përfundojmë gjithçka brenda pak minutash".
Ky zotëri, që quhet Zhou Liang, punon për një agjenci private punësimi me zyra në Shenzhen, qendra industriale në Kinën Jugore. Nga e gjithë Kina vijnë autobusë që sjellin punëtorë të rinj.
Por Zhou, që punon si agjent punësimi, duket i dëshpëruar. Posterat e ngjitura nëpër mure njoftojnë për vende pune me paga nga më të ulëtat në të gjithë botën. Shumë fabrika po kërkojnë punëtorë, por janë të gatshme të paguajnë vetëm pagën minimale, që përbëhet nga 750 juanë në muaj (rreth 100 euro). Por ai u shpjegon me zë të lartë, se po të punojnë jashtë orarit dhe gjatë të shtunave e të dielave mund të fitojnë dyfishin.
Më në fund ia del të bindë 40 veta dhe u kërkon të vihen në tre rreshta. Njëra prej tyre është Zhong Ksia nga provinca Siçuan. Vajza e re është punësuar për montimin e përbërësve të pajisjeve elektrike. Është më mirë se asgjë. Ajo bën përpara drejt një furgoni, i cili do çojë punëtorët e rinj në fabrikën përkatëse. Procesi zhvillohet me gjithë shpejtësinë e mundshme përpara se punëtorët të ndërrojnë mendje. Mungesa e krahut të punës është kthyer në një makth në Kinën e sotme.
Vetëm në zonën industriale të vendosur në derdhjen e lumit të Perlës, ku manifakturojnë produktet firma si "Adidas" e "Matel", numërohen 2 milionë vende pune bosh. Drejtuesit e kompanive luftojnë dhëmbë për dhëmbë edhe për një punëtor të vetëm. Dhe kjo betejë po shënon një kapitull të ri në historinë e globalizmit.
Për shumë kohë është besuar se Kina ofron një burim të pashtershëm krahu të lirë pune. Ajo përbënte edhe bazën e suksesit të përshkruar nga Ten Hsiao Pini 30 vjet më parë. Sipas tij, kompanitë e huaja do t‘i dërgonin linjat e prodhimit të produkteve të thjeshta në Kinë dhe komunistët do t‘u garantonin fuqinë e nevojshme punëtore.
Nga kjo përqasje përfitonin të gjithë. Rreth 300 milionë kinezë u shkëputën nga kthetrat e varfërisë së skajshme dhe vetë Kina e transformoi veten në furnizuesen kryesore të vendeve të industrializuara. Konsumatorit perëndimor i pëlqente ideja e blerjes së veshjeve e këpucëve të lira.
Por tani kjo simbiozë nuk po funksionon aq mirë sa në të shkuarën. Shpërthimi ekonomik në rajonet e varfra perëndimore e ka ulur ndjeshëm fluksin e punëtorëve që linin shtëpitë në kërkim të punës, duke qenë se tani këtë mund ta bëjnë nëpër fabrika pranë zonave të veta të banimit. Kjo kthesë ka bërë që biznesi të përballet me probleme aspak të lehta.
Kostot janë kudo në ngritje. Mungesa e krahut të punës e ka shtrenjtuar prodhimin, duke qenë se tani punëtorët mund të pretendojnë paga më të larta. Shtrenjtimi i forcës punëtore, i lëndës së parë dhe rritja e juanit kinez karshi dollarit kanë kontribuar në rritjen e kostove në tërësi. Këto kohë, inflacioni ka prekur shifrën 8 për qind. Roli i dikurshëm i Kinës, si zona e prodhimit "low-cost", tashmë është harruar.
Investitorët gjermanë, të joshur nga kostot e ulëta të Lindjes së Largët, kanë nisur të vërejnë se avantazhet që ofronte dikur Kina as që shihen më. "Fitimi po bëhet gjithnjë e më i rrallë", raporton konsulenti Vilfrid Krokovski, i specializuar në asistimin e kompanive gjermane në tregun kinez.
Si rezultat, rajone prodhuese si ai i grykëderdhjes së lumit të Perlës po përjetojnë eksode të mirëfillta. Sipas një sondazhi të kryer nga Zyra Amerikane e Tregtisë në Shangai, një në çdo pesë kompani të huaja po mendon të tërhiqet nga Kina. Shumë po i zhvendosin kompanitë e tyre nëpër vende ku krahu i punës kushton ende lirë, si në Vietnam, Bangladesh apo Indi.
Në disa raste i kanë dhënë fund aktivitetit, si kompania "Boji", e cila deri para pak kohësh ka qenë prodhuesi më i madh botëror i pemëve të Krishtlindjeve me 20 mijë të punësuar. Kompleksi i fabrikave të saj është braktisur dhe nëpër mure është shkruar "Duam paratë tona".
Vetëm në dhjetorin dhe janarin e shkuar, më shumë se 1 mijë kompani u larguan nga derdhja e lumit të Perlës. Më së shumti qenë nga Tajvani dhe Hong-Kongu. Por është veç pjesa e dukshme e ajsbergut. Sipas Stenli Lau, numri dy i Federatës së Biznesit të Hong-Kongut, rreth 70 mijë prodhues të mesëm dhe të vegjël do të mbyllin aktivitetin gjatë këtij viti. Rreth 4 mijë kompani në industrinë e këpucëve tashmë janë mbyllur.
Ajo që të habit është se askush nuk ka nisur të shqetësohet për këtë eksod. Nuk ka pasur protesta e as apele nga politikanë.
Planifikuesit kinezë e dinë se vendi nuk ka të ardhme si prodhues me kosto të ulët. Duke ndjekur shembujt e Japonisë dhe Koresë së Jugut shpresojnë ta katapultojnë industrinë kineze në nivelin e teknologjisë së avancuar. Është një ndryshim, të cilin planifikuesit kinezë po e mbështesin me aq forcë sa ç‘mund ta bëjë vetëm një regjim diktatorial.
Së fundi, Pekini ka hequr nga lista e taksave preferenciale një seri të gjatë lëndësh eksporti. Për rezultat është bërë thuajse e pamundur të fitohet me disa produkte, siç është lëkura e këpucëve.
Në të njëjtën kohë Pekini po përpiqet të promovojë "harmoninë" sociale, diçka mbi të cilën vë theks të fortë vetë presidenti i Partisë Komuniste, Hu Jintao. Është një fushatë që synon të kundërveprojë ndaj rritjeve të pakënaqësive në Republikën e Kinës.
Çdo dy, tri ditë punëtorët e "Clever Metal & Electroplating" në Shenzhen papritmas ndërpresin punën dhe dalin buzë rrugës si të bëhej fjalë për ndonjë piknik. Por humori është i nderë. Thonë se presin prej dy javësh të paguhen. Thonë se paratë po i hanë menaxherët dhe se po humbasin durimin. "Lyej objekte metalike me bojë për 12 orë në ditë", qahet një prej tyre, "dhe maska që mbaj nuk më ndihmon për të mos dëmtuar shëndetin".
Kushtet janë ende të vështira në shumë fabrika kineze. Punëdhënësit paguajnë sa për të mbajtur frymën gjallë, nuk paguajnë oraret e zgjatura dhe nuk u bëhet vonë për shëndetin e punëtorëve. Një punonjëse e firmës "Taiway", prodhuese materialesh sportive, përshkruan sa e vështirë është jeta në një fabrikë kineze.
Kalon dhjetë orë në ditë duke lyer shuaj këpucësh sportive me një furçë pak më të madhe se një furçë e zakonshme dhëmbësh. Era e bojës është e tmerrshme dhe shpesh vuan nga dhimbje të forta koke. Edhe pse fabrika i ka pajisur me maska, janë aq të pavlefshme, sa askush nuk i përdor - përveç rasteve të inspektimeve.
Çdo natë fle e dërrmuar nga lodhja, në një dhomë që e ndan bashkë me gjashtë punëtore të tjera. Dushe nuk ka dhe ujin e marrin nga jashtë për të bërë banjë në dhomë.
Në të shkuarën kinezët i duronin pa bërë zë këto kushte, por tani jo më. Ligji i ri i punës, i futur në fuqi në fillim të këtij viti, u jep punëtorëve më shumë garanci karshi punëdhënësve, si edhe mundësi për të kërkuar paga më të larta. Por shton gjithashtu edhe kostot për kompanitë, sidomos ato "low-cost".
Karvani bën përpara
Menaxheri 68-vjeçar, Huang Hanksin, po lufton me dallgën e re të kostove thuajse në të gjitha zërat. Drejton kompaninë "Sha Wan Dian Ji", një prej prodhueseve më të mëdha botërore të tharëseve të flokëve, e cila prodhon 7 milionë njësi në vit. Punonjëset (rreth 70, në më të shumtën janë femra) montojnë tharëse flokësh, që shiten nën etiketa të njohura si "Revlon", "Conair", "Babyliss" dhe "Vidal Sassoon". E bëjnë punën me ritme thuajse akrobatike, duke montuar rreth 3 mijë njësi në ditë në secilën prej linjave të fabrikës.
Dikur fitimi i kompanisë ishte 15 për qind, ndërsa tani është ulur diku te 3-5 përqindëshi, tregon Huang, duke shtuar se rritja e juanit në raport me dollarin i ka dëmtuar seriozisht të ardhurat e kompanisë. Ai shton më tej se ligjet për mbrojtjen e ambientit i kanë shtuar kostove edhe 3-5 për qind të tjera.
Blerësit e produkteve kineze po zbulojnë se çmimet janë rritur së tepërmi kohët e fundit, veçanërisht për produkte kaq të zakonshme sa ç‘janë veshjet e këpucët. Menaxherët e lartë të firmave tregtare dhe prodhuese gjermane konfirmojnë se "Made in China" nuk është më sinonim i "lirë sa më s‘ka". Burime brenda gjigantes gjermane që tregton përmes dërgesave me postë "Otto", thonë se kanë ndjerë "rritje të forta çmimesh", veçanërisht në lëmin e prodhimeve tekstile. Edhe "Kaufhof", një prej tregtuesve më të mëdha me pakicë në Gjermani, ka vërejtur gjithashtu rritje të qëndrueshme çmimesh të produkteve me prejardhje nga Kina. Burime brenda saj flasin me shqetësim për gjendjen e re. Dhe, për të thënë të vërtetën, situata shfaqet shqetësuese për këdo që bën biznes me Kinën, veçanërisht në rastin e kompanive të vogla dhe të mesme.
Furnitorët kinezë kanë rritur çmimet në tërë gamën e produkteve, thotë Mario Moshler, ekzekutiv i lartë i departamentit të marketingut në kompaninë "Winora", një prodhuese biçikletash me bazë në qytetin bavarez Shveinfurt. Ai shton se çmimet janë rritur nga 5 në 10 për qind. "Jemi informuar mbi këtë rritje çmimesh", thotë Moshler, duke treguar një letër. Duhet thënë se merr tre katër letra të tilla nga Kina çdo javë.
Thotë se shpjegimi për rritjen e çmimeve është gjithnjë ai i njëjti: për fat të keq alumini dhe çeliku janë bërë jashtëzakonisht të shtrenjtë. Për kompaninë që prodhon biçikleta fenomeni theksohet edhe më tej, duke qenë se pjesën më të madhe të komponentëve të tyre e merr pikërisht nga Kina.
Sigurisht çmimet e lëndëve të para janë rritur kudo në botë, por ajo që ka rritur me të vërtetë çmimet e prodhimeve kineze është pikërisht rritja gjigante e kostos së krahut të punës. Rritjet vjetore të pagave me 10 për qind tashmë janë kthyer në rregull.
Sot, një inxhinier kinez fiton rreth 20 mijë euro në vit, rreth dy herë më shumë se në fillim të kësaj dekade. Si pasojë, është gjithnjë e më e vështirë gjetja e punonjësve të kualifikuar.
Nuk është aspak çudi që 94% e kompanive gjermane me marrëdhënie biznesi me Kinën presin që kostot e pagave të rriten edhe më tej, siç tregoi së fundmi edhe një sondazh i kryer nga firma konsulente dhe menaxhuese "PricewaterhouseCoopers". Sipas studimit në fjalë, aktualisht kursimi mesatar nga blerja e produkteve kineze nuk e kalon 10 përqindëshin. Burime brenda shumë kompanive thonë se nuk është aspak çudi që ndonjëherë të përballen edhe me humbje.
"Me rritjen e standardeve të cilësive, shtimin e nivelit të automatizimit dhe në një çast kur caqet kohore bëhen gjithnjë e më shtrënguese, produktet me origjinë nga Kina po bëhen gjithnjë e më pak joshëse nga këndvështrimi i çmimit", thotë Klaus Shulten, ekspert i shoqërisë "PricewaterhouseCoopers".
Importuesit kanë nisur të shohin për alternativa të mundshme gjetkë prej disa kohësh. "Evropa Lindore dhe India" arrin në konkluzionin se studimi i "PricewaterhouseCoopers" "në terma të mesme kohore do të bëhen tregje më të rëndësishme se ai kinez". Duket sikur karvani do të bëjë përpara.
Në këtë kuadër është industria e prodhimit të këpucëve ajo që ka hedhur hapat e parë. Qindra kompani prej kohësh i kanë mbyllur fabrikat e dikurshme në provincën kineze Guangdong, ndërkohë që shumë prej tyre janë shfaqur në vende si India, Bangladeshi, Indonezia, Vietnami dhe Kamboxhia.