E Shtunë, 31 Tetor 2026

Percillen ne banesen e fundit kater femijet

Femijet qe humben jeten tragjikisht ne Sukth jane percjelle sot per ne banesen e fundit.

Kater femijet e pafat te familjes Xheka ne Sukth te Durresit jane Roberti lindur ne 18 janar te vitit 1998 Vilsoni lindur me 27 janar te vitit 2000 Kasandra lindur me 17 mars te vitit 2002 dhe me e vogla Nertila lindur me 5 qershor te vitit 2004.

Trupat e tyre u moren pak ore pas aksidentit tragjik nga xhaxhai ne morgun e spitalit ku ndodhej edhe e ema ne gjendje shoku per shkak te tronditjes nga vdekja e katerfishte ne shtepine e saj. Gruaja 30-vjecare punonte naten per ti siguruar jetesen kater femijeve te saj e vetme per shkak se bashkeshorti e kishte braktisur ne kete ndertese te vogel dhe te vjeter ne fshatin Sukth.

Jeta e tyre shume e shkurter ishte shume e veshtire per shkak te braktisjes dhe varferise se thelle. Dhe ishin varferia dhe braktisja ato qe iu moren edhe jeten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›