Ministri i Jashtem francez/Kushner uron Shqiperine per vendimin e vizave
Ministri i Jashtem belg Vanackere uron Haxhinaston per liberalizimin e vizave
Ministri i Puneve te Jashtme dhe Evropiane te Republikes Franceze Bernard Kouchner vlereson kursin reformator te qeverise shqiptare te cilat bene te mundur qe Shqiperia te fitoje te drejten e saj evropiane duke u renditur perkrah vendeve qe operojne ne zonen e levizjes se lire Schengen. Permes nje letre drejtuar homologut te tij shqiptar Edmond Haxhinasto Kushner e konsideron te rendesishem vendimin e pak diteve me pare te cilin e konsideron si nje hap konkret ne rrugen e Shqiperise drejt integrimit evropian. Vendimi i marre me 7 dhe 8 nentor shenon keshtu nje etape te rendesishme te afrimit te Shqiperise me Evropen me efekte te dukshme per popullsine. Eumlshte nje moment i nje gezimi te madh te perbashket. Vendimi i Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave per qendrim te shkurter ne favor te shtetasve shqiptare eshte shume i rendesishem pasi i pergjigjet deshires se popullsise shqiptare per tu hapur edhe me shume drejt Evropes dhe kjo gje me gezon shkruan ne letren e tij Kushner. Ai ve ne dukje se autoritetet franceze e kane mbeshtetur qe prej fillimit te procesit liberalizimin e vizave ne favor te vendeve te Ballkanit Perendimor ne pergjithesi dhe te Shqiperise ne vecanti. Une vete personalisht jam angazhuar shume ne favor te kesaj mase. Shqiperia beri nje pune te cmuar duke plotesuar te gjitha kriteret e udherrefyesit te Komisionit Evropian. Ky i fundit ne fakt do te ndiqet me rigorozitet per tu siguruar qe masat e zbatuara per te pergatitur liberalizimin e vizave do vazhdojne realisht te aplikohen. Besueshmeria e procesit te liberalizimit ka kete cmim. Ajo eshte ne interes te te dy vendeve tona evidentoi shefi i diplomacise franceze. Kryediplomati francez garanton gjithashtu Tiranen zyrtare per mbeshtetje te plote ne rrugen e integrimit ne Bashkimin Evropian.
Ministri i Jashtem belg Vanackere uron Haxhinaston per liberalizimin e vizave
Ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise Edmond Haxhinasto ka kryer nje bisede telefonike dje me ministrin e Jashtem te Belgjikes Steven Vanackere vendi i te cilit ka presidencen e Bashkimit Evropian. Haxhinasto ne vleresim te kontributit te zotit Vanackere ne ndihme te Shqiperise ka falenderuar dhe BE per procesin e liberalizimit te vizave. Nderkohe mesohet se gjate bisedes telefonike Ministri i Jashtem i Belgjikes ka deklaruar se vizat jane merite e popullit shqiptar.
Haxhinasto merr edhe garancine e Hungarise per proceset e integrimit evropian/Vendi i cili pritet te marre presidencen e radhes te Bashkimit Evropian nga 1 Janari i 2011-s Hungaria shprehet ne favor te mbeshtetjes se linjes se integrimit te Shqiperise. Garancia i eshte dhene dje ministrit te Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto gjate nje takimi te zhvilluar ne Budapest me homologun e tij Janos Martonyi. Bisedimet e tyre u perqendruan ne ceshtje te integrimit evropian te Shqiperise vecanerisht ne kuadrin e pergatitjeve te Hungarise per presidencen e radhes te BE-se ne gjysmen e pare te vitit 2011 ne progresin e Shqiperise per perftimin e statusit te vendit kandidat ne marredheniet dypaleshe dhe thellimin e tyre ne fushen ekonomike ceshtje te rajonit te Ballkanit si dhe te bashkepunimit te dy vendeve tona ne kuader te organizatave nderkombetare.
Nga ana e tij ministri Haxhinasto i uroi homologut te tij hungarez Janos Martonyi suksese ne ushtrimin e Presidences se radhes se Bashkimit Evropian gjate gjysmes se pare te vitit 2011. Ai shprehur besimin se Hungaria do te sjelle risi ne agjenden e Bashkimit Evropian ne periudhen e Post Traktatit te Lisbones. Kryediplomati shqiptar Haxhinasto shprehu besimin se procesi i zgjerimit te Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perendimor do te vijoje te mbetet ne prioritetet i Presidences hungareze dhe vleresoi se perspektiva evropiane e Ballkanit Perendimor eshte nje stimul shume i rendesishem per ndermarrjen dhe permbushjen e reformave te brendshme si dhe per nje bashkepunimi efektiv rajonal. Ai vuri theksin vecanerisht ne thellimin dhe intensifikimin e bashkepunimit me Hungarine vecanerisht ne drejtim te asistences ne rrugen e integrimit evropian te vendit tone ku pervoja hungareze mbetet e rendesishme dhe per tu ndjekur. Ndersa ministri i Jashtem hungarez Martonyi shprehu vleresimin per marredheniet qe vendet tona kane ndertuar dhe se bashku forcojne dhe diversifikojne. Ai vleresoi progresin e Shqiperise ne rrugen reformave dhe procesit te integrimit evropian si dhe pershendeti arritjen e perfundimit me sukses te procesit te liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare. Martonyi siguroi se vendi i tij do te vijoje te qendroje prane Shqiperise dhe vendeve te Ballkanit Perendimor ne procesin e tyre integrues ne familjen evropiane.