E Diel, 1 Nëntor 2026

Percillen per ne boten tjeter 4 femijet e asfiksuar

Ceremonia mortore eshte zhvilluar ne fshatin Tapize te Krujes prane te afermve te babait te femijeve me te cilin e ema ishte divorcuar prej kohesh.

Ne oren 1200 te dites se sotme vogelushet u derguan per ne banesen e fundit per tu prehur perjetesisht ne paqe. Kater femijet e familjes Xheka ne Sukth te Durresit jane Roberti lindur ne 18 janar te vitit 1998 Vilsoni lindur me 27 janar te vitit 2000 Kasandra lindur me 17 mars te vitit 2002 dhe me e vogla Nertila lindur me 5 qershor te vitit 2004.

Ceremonia mortore e kater femijeve u zhvillua nga xhaxhai i tyre i cili i mori trupat e pa jete nga morgu. E ema eshte shoqeruar nga policia per shkak te gjendjes tejet te renduar psikologjike pas shokut qe ka pesuar nga humbja e bijve te saj.

Tashme ajo ka mbetur e vetme dhe kater femijet qe kishte jetuar per vite me radhe do ti mungojne pergjithmone. Edhe vete gruaja ishte rritur jetime per shkak te vdekjes se babait. Femijet humben jeten pasi kishin lene nje qiri ndezur ne banesen dhe per pasoje kishin marre flake disa orendi duke shkaktuar sasi te medha tymi ne dhomen e vogel te shtepise se varfer. /S.Ll/Start/

2010-11-12 1440

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›