E Diel, 1 Nëntor 2026

SHTETI I TE FORTEVE

Kemi ndertuar nje shtet per te fortet e jo per te moshuarit nenat e vetmuara dhe femijet. Puna e te gjithe ne shqiptareve matet lehte sa here qe ndodh nje tragjedi e pas tragjedise nisim e bejme bilancet. Eshte e kote te lavderohemi e te fryhemi. Cfare kemi bere ne keto 20 vite Sa te mbrojtur jane ata qe per Shtetin kane realisht nevoje per mbeshtetje Si do ta kete ndjere veten engjelli qe mbronte 4 femijet ne gjysemshtepine ne mes te fushave te Sukthit Nje engjell nuk heq dot me doren e vet qiririn perpiqet te lajmeroje te tjeret te krijoje kushte per te shpetuar te vegjelit. Po ke te lajmeronte ne ate erresire ne Shqiperine pa drita te 2010 Babain e femijeve apo nenen e zhytur mes tymit e muzikes me mendjen per te kenaqur klientet e me deshiren per te siguruar pak leke per ta. Ne shqiptaret veme dhe nje engjell ne veshtiresi te shpetoje te miturit sepse leme cdo gje ne duart e tij cdo gje ne duart e Fatit. Po engjelli e Fati skane duar duart Zoti a Natyra na i ka dhene ne njerezve qe nuk po ndihmojme te brishtet e shoqerise por qe duartrokasim te fortet. I mbroja se te tjeret i neperkembnin tha mes loteve gruaja e me ato fjale sikur hodhi ne fytyre te te gjitheve jeten e saj te veshtire. Jeten e veshtire dhe te 4 femijeve te mitur. Sepse ne Shqiperi neperkemben femijet qe i ka braktisur babai i tyre femijet nena e te cileve punon si kengetare ne klube nate per ti ushqyer. Sa do doja te ekzistonte vertete rimisherimi qe ata kater femije shpejt te rilindnin ne nje shoqeri me te drejte dhe te mire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›