E Diel, 1 Nëntor 2026

Përdorën burimet publike për fushatë zgjedhore, KAS gjobit Rakip Sulin dhe 5 sekretarë të Përgjithshëm të Ministrive

Përdorën burimet publike për fushatë zgjedhore, KAS gjobit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka pranuar pjesërisht kërkesën e KQZ për të sanksionuar disa zyrtarë që kanë përdorur burime publike për fushatën elektorale të 14 majit.

KQZ ka vendosur të dënojë me gjobë 100 mijë lekë kandidatin për kryebashkiak të Kamzës, Rakip Suli.

“KAS pas shqyrtimit të kërkesës së komisionerit të KQZ me shumicë votash vendosi pranimin e pjesshëm për vendosjen e sanksioneve. U vendos sanksion për Rakip Sulin kandidat në Kamëz me vlerë 100 mijë lekë. Ky vendim hyn në fuqi menjehërë. Mund të bëhet ankimim në gjykatën e Apelit brenda 5 ditësh nga shpallja e tij” thuhet në njoftim.

Po ashtu KAS ka miratuar kërkesën për të sanksionuar 5 Sekretarë të Përgjithshëm në 5 ministri si dhe 2 drejtorë shkollash. Ata akuzohen se kanë publikuar sloganet e PS në faqet zyrtare të Ministrive.

Zyrtarët e dënuar:

Lediana Agalliu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit

Zerina Bruci, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës

Ismail Shehu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë

Joana Duro, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Risena Xhaja, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

Gjobë 3000 lekë për Elvis Gjika, person përgjegjës për bashkinë Kamëz (shkelje të raportimit të veprimtarive).

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›