E Diel, 1 Nëntor 2026

Plas sherri në Malësi të Madhe, burri godet me lopatë 56-vjeçarin

Plas sherri në Malësi të Madhe, burri godet me lopatë

Një konflikt ka ndodhur në fshatin Reç, Malësi të Madhe i cili ka agravuar deir në përdorimin e sendeve të forta.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se një 52-vjeçar i identifikuar si P.Z ka rënë në prangat e policisë pasi ditën e djeshme në vendin e quajtur "Badra e Mehajve", pas një konflikti të çastit, ka goditur me lopatë në kokë 56-vjeçarin me ininciale A.K, banues në Koplik.

56-vjeçari ndodhet në spital dhe po merr ndihmë mjekësore, fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›