Përdornin lavazhin që kishin marrë me qira për të shitur drogë në Tiranë, në pranga 2 vëllezër dhe një tjetër

Tre persona janë arrestuar pasi akuzohen se kishin marrë me qira një lavazh makinash, për të kamufluar aktivitetin e tyre te shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në pranga ranë D. Ç(S)., 30 vjeç, dhe A. Ç, 38 vjeç, vëllezër, të cilët kishin marrë me qira lavazhin dhe M. Z., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 vëllezërit dhe nuk e kallëzoi atë.
Gjatë kontrollit në ambientet e lavazhit në rrugën “Konferenca e Pezës” që 2 vëllezërit kishin marrë me qira dhe në 2 automjetet e tyre, shërbimet e Policisë gjetën lëndë narkotike e dyshuar kanabisi, një sasi kokaine, një armë sportive, një pajisje për bllokimin e valëve, 3 aparate celular, 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/