E Diel, 1 Nëntor 2026

Perdorues te droges nena me femije dhe 10 vjecare

Rreth 50 mije perdorues droge numerohen ne vendin tone. Ne Diten Boterore ne Luften Kunder Droges, alarmi ngrihet nga drejtuesit e qendrave rehabilituese ne vend. E nderkohe, ne kete numer te larte perdoruesish ka dhe 10-11 vjecare, meshkuj mbi moshen 40 vjec, madje dhe nena me femije. "Te prekurit jane 18-20 deri tek 24-26, kjo eshte pjesa me e re. Po gjithashtu droga ka rene dhe ne moshen me te re, 10-11 vjec, kemi dhe raste perdoruesish qe jane mbi 40 vjec, kemi dhe raste te martuar, nena me femije", vijoi ai. Harta e shperndarjes se perdoruesve te droges, shtrihet nga veriu ne jug. Tirana ze perqindjen me te larte rreth 70 per qind.

"Aksion plus", deklaron se numri i perdoruesve te droges ka ardhur ne rritje vitet e fundit, nderkohe qe perdoruesit me te shumte jane ata qe injektojne drogen nepermjet shiringave, duke perhapur keshtu dhe semundjet infektive, si HIV-AIDS, apo hepatitet e llojeve te ndryshme. "Nga keta jane 5-6 mije perdorues qe kerkojne ndihme, trajtim te menjehershem. Behet fjale per perdoruesit e heroines, dhe rrezikun me te madh te perdoruesve e kane ata qe injektojne me shiringa, qe jane me te prekur nga virusi HIV nga hepatiti dhe semundje te tjera", thote Genc Mucollari, "Aksion Plus".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›