Brenda 48 oreve, vidhen 4 objekte te ndryshme
Tirane- Kater vjedhje te ndryshme kane ndodhur gjate 48 oreve te fundit ne kryeqytet, nderkohe qe blute kane bere te mundur zbulimin e dy prej tyre. Ne oret e para te mengjesit te dy diteve me pare , ne rrugen "Dervish Hima", eshte vjedhur me thyerje farmacia "Hec Care" e shtetases Luiza Biberajt, 42 vjece. Sipas deklarimeve te Biberaj, autoret kane marre 8 mije leke. Vjedhja e dyte eshte shenuar ne rrugen "Frederik Shiroka", rreth ores 02:00 te dy diteve me pare, kur dy te dyshuar si autore Endrit Zefi dhe Emel Hajdari, 23 e 14 vjec, qe te dy banues ne Tirane, kane vjedhur dyqanin e kompjutereve te Gazmir Sinos, 52 vjec. Zefi dhe Hajdari u arrestuan nga policia. Vjedhja e radhes eshte shenuar dje rreth ores 11:00, ne Laprake, ku shtetasit Engjell Serjani, 48 vjec, i eshte vjedhur ne cante shuma prej 43 mije lekesh, te cilen e kishte lene ne automjetin e tij tip "Audi", me targe KV 3178 B. Policia tha se ka gjetur gjurme autoresh ne makine dhe po punon per identifikimin e tyre. Rasti i fundit i vjedhjeve te shenuara ne keto dy dite, ka ndodhur dje rreth ores 08:30 ne rrugen "Bardhyl", ku shtetasi Ervis Lika, 37 vjec, i denuar me pare per mbajtje dhe shitje te lendeve narkotike, u kap ne flagrance duke vjedhur Zyren Postare nr.32. R.C