E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perëndimi, "Plan Marshall" për Pakistanin

Britania e Madhe, Shtetet
e Bashkuara dhe aleatët
perëndimorë janë takuar në
Stamboll për të projektuar një
ndihmë prej 5 miliardë dollarësh,
ose të ashtuquajturin
"Plani Marshall për Pakistanin".
2.5 miliardë dollarë, pra gjysma
e shumës, do të përdoret për
rindërtimin e shtëpive, rrugëve,
urave, shkollave dhe spitaleve të
shkatërruara gjatë operacionit
për marrjen nën kontroll të luginës
Svat. Pani Marshall, i quajtur
sipas emrit të George Marshall,
sekretari amerikan i Shtetit pas
Luftës së Dytë Botërore, ofroi
fonde të jashtëzakonshme për
rindërtimin e Europës. Në fillim
të këtij viti, diplomatët
pakistanezë bënë thirrje për
një plan të tillë për vendin e
tyre, duke pretenduar se vendi
i tyre kishte nevojë për rreth 30
miliardë dollarë ndihma gjatë
pesë viteve të ardhshme, në
mënyrë që të luftonte militantët
e "Al-Kaedës". Ambasadori pakistanez
në Uashington tha se
Islamabadi duhet të krijonte
një forcë të re policore për të
zbatuar politikat e qeverisë. Por
ministrat e vendeve perëndimore
të mbledhur në Stamboll
janë përqendruar më shumë
në ndihmat për rindërtimin e
zonave të shkatërruara gjatë
betejës së fundit kundër talebanëve.
Muajin e ardhshëm,
grupi i vendeve donatore do të
mblidhet edhe një herë dhe këtë
radhë do të jenë të pranishëm
edhe Obama dhe Braun, të cilët
do të finalizojnë planin. Lugina
e dëmtuar e Svat është shkatërruar
thuajse plotësisht sidomos
shtëpitë e banimit, të cilat kanë
lënë jashtë rreth 20000 banorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›