E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perez Casillas portieri me i mire ne bote


Portieri spanjoll Iker Casillas është kthyer prej vitesh në një element sigurie për kuadratin e Realit të Madridit dhe kombëtares iberike.

Ai ka fituar me meritë shiritin e kapitenit në të dy këto skuadra dhe forma e tij e shkëlqyer, nuk është vënë në diskutim gati asnjëherë, edhe kur përballë fenomenit Messi, detyrohet të pësonte edhe 5 gola.

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka vlerësuar Iker Casillas si portierin më të mirë në historinë e “klubit mbretëror”, por edhe të Spanjës. Biznesmeni madrilen mendon se Casillas duhet t’u shërbejë fëmijëve si shembull.

“Ai erdhi në këtë skuadër si fëmijë, por u zhvillua dhe u bë portieri më i mirë në botë”, ka theksuar Perez në promovimin e librit autobiografik të Casillas-it.

“Fëmijët sot shohin tek ai, një simbol dhe shembullin më të mirë për ta ndjekur. Ai thjesht është portieri më i mirë në historinë e Real Madrid-it dhe Spanjës”, ka nënvizuar Perez. Gardiani i Realit është lojtari me numrin më të madh të paraqitjeve në kombëtaren e Spanjës.

Casillas ka mbrojtur portën në 127 ndeshje për kombëtaren spanjolle dhe ka pasur rol tejet të rëndësishëm në suksesin që ka arritur kjo skuadër në Euro 2008 dhe Botërorin 2010, kur u shpall kampione me fitoren 1-0 ndaj Holandës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Euro 2012, prezantohet topi zyrtar “Tango 2012”
Në stadiumin Olimpik të Kievit, aty ku luan ndeshjet ekipi i Dinamos së Kievit dhe ku do të zhvillohet finalja e kampionatit europian të futbollit, është prezantuar topi zyrtar i turneut “Euro 2012”. Merkatoja, “Carling Cup”, vitrinë talentesh
Kupa e Ligës në Angli, e quajtur me emrin e vecantë “Carling Cup” po zbulohet si një vitrinë talentesh, dhe një prej aleateve më të mira në merkaton e afërt të janarit. Pique do të luajë ndaj Real Madrid
Komisioni i garave i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) ka vendosur që të dënojë me një ndeshje për grumbullim kartonash futbollistin e Barcelonës Gerard Pique, i cili në ndeshjen e së martës ndaj Rayo Vallecano u ndëshkua me kartonin e pestë të verdhë duke plotësuar ciklin. Europa League, kualifikohen të tjera ekipe
Sportingu Lisbonës, Stoke City, Atletiko Bilbao, Shalke , Tuente, Anderlehti dhe Lokomotiva e Moskës janë skuadrat që janë kualifkuar për në fazën tjetër të Europa League. Ndërkohë që suprizat e të enjtes janë PSG dhe Lazio, dy ekipe këto që i kanë varur shpresat në ndeshjet e fundit në grup. “Virusi Telo” infekton futbollin
I nisur nga Brazili dhe duke kaluar nëpërmjet sportit më popullor në botë, hiti i këngëtarit latin Mishel Telo’ është kthyer në një fenomen ndërkombëtar duke zbarkuar edhe në Europë.

Lajmet kryesore

Mblidhet Asambleja socialiste
Anëtarët e rinj do të votojnë për kryesinë e partisë
Blushi: Gafat e Edi Ramës
KESH, importi i shtrenjtë
Reshjet do të mungojnë në dhjetor
Rregullorja e re e Kuvendit, nis punën komisioni

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›