E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu deshton takimi KFOR-Ristic


Kryetari i komunës paralele të Zubin Potokut, Sllavisha Ristic nuk ka rënë dakord me përfaqësuesit e KFOR-it për zhbllokimin e situatës në veri të Kosovës.

Sipas “RTK”, Ristic është shprehur dakord që situata të zgjidhet në rrugë paqësore, por për këtë ai ka kërkuar largimin e trupave të KFOR-it nga zona, si dhe distancimin e tyre nga reagimet e dhunshme.

Konkretisht, Ristic ka kërkuar largimin e ushtarëve të KFOR-it nga rruga në fshatin Jagnjenicë në drejtim të Zvecanit, ndërsa përfaqësuesit e misionit të NATO-s kanë kërkuar ngritjen e një pike ushtarake në zonën ku të hënën u shpërthye barrikada.
Veriu i KosovësDrews: Nuk tolerojmë më Veriu i Kosovës, "The Guardian": BE të angazhohet për zgjidhjen SHBA: Shqetësim për zhvillimet në veri
Ndërkohë, sipas të njëjtit burim, mësohet se krerët e komunave paralele në veri të Kosovës po shqyrtojnë mundësinë për të hedhur në votë apelin e presidentit serb Boris Tadic, për heqjen e barrikadave.

Ditën e enjte, katër kryetarët u shprehën të zhgënjyer nga thirrja që kishte bërë Tadic, me argumentin se mbajtja e barrikadave bie ndesh me interesat e Serbisë.

Situata në veri të Kosovës nuk ka ndryshuar. Sipas zëdhënësit të policisë rajonale të Mitrovicës, Besim Hoti, situata është e qetë por e tensionuar.

Banorët e komunitetit serb vazhdojnë të mbikëqyrin 19 barrikadat e vendosura në rrugët publike që të cojnë në drejtim të pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova “Nuk do ta njohim kurrë Kosovën”
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Bozhidar Deliç, në një takim me homologun e tij francez në Paris, deklaroi se Beogradi është i gatshëm të bisedojë për disa çështje me Kosovën, por bëri të qartë që pavarësia jo vetëm që s’është në tavolinën e bisedimeve, por “as që ka për t’u marrë kurrë konsideratë nga Serbia”. HIV/AIDS në Kosovë
Klinika Infektive në Prishtinë është vendi i vetëm për trajtimin e pacientëve me virusin e HIV-AIDS. Vandalizohen varrezat hebraike
Vandalizohen varrezat hebraike në lagjen Velania të kryeqytetit kosovar. Ky akt dyshohet të ketë ndodhur në natën e 29 nëntorit. Gjyqi ndaj Fatmir Limajt
Gjykimi ndaj deputetit kosovar, Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij, do të nisë në datën 30 janar 2012. "TI": Kosova më e korruptuara
Kosova, që deri para pak muajsh mbante epitetin si shteti më i ri në botë, vazhdon të renditet në mesin e shteteve më të korruptuara të botës.


Lajmet kryesore

Mblidhet Asambleja socialiste
Anëtarët e rinj do të votojnë për kryesinë e partisë
Blushi: Gafat e Edi Ramës
KESH, importi i shtrenjtë
Reshjet do të mungojnë në dhjetor
Rregullorja e re e Kuvendit, nis punën komisioni

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›