E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perez: Mourinho, trajneri më i mirë në botë!

Florentino Perez, edhe një herë doli publikisht në mbrojtje të trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho. Ai foli me fjalët më të mira për portugezin,dhe duke e lëvduar për punën që ka bërë dhe po bën të Reali.

Disa nga fjalët që ai i tha për Moun janë: “Ne kemi trajnerin më të mirë në botë. Ai është më i miri dhe me historinë më mbresëlënëse sot për sot. Ai ka duruar sulmet dhe fyerjet më të padrejta dhe joproporcionale, disa prej të cilave ia prekën edhe dinjitetin. Prej këtu, Jose Mourinho, unë dua të shpreh vlerësimin tim, besimin tim në punën tuaj dhe të gjithë dhe të gjithë dashurinë time”, ku me të përfunduar të këtij fjalimi ai mori një ovacion nga publiku për këto fjalë.

Florentino dërgoi poashtu një mesazh për personelin e tij për pozitën e ekipit në ligë: “Nuk ka qëllime të paarritshme, siç e dijnë mirë trajneri dhe lojtarët tonë.” “Tashmë këtë sezon na kanë bërë të lumtur me titullin e parë të sezonit, Super Kupën,” shtoi ai. /indeskonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›