E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanchez, në planet e Liverpoolit!

Trajneri i Liverpool, Brendan Rodgers kërkon të sjellë në "Anfield Road" kilianin e Barcelonës, Alexis Sanchez.

Emri i ish futbollistit të Udineses në të vërtetë është objektivi kryesor i merkatos dimërore të teknikut të "The Reds", i cili duket së tenton të shfrytëzojë momentin e vështirë që po përjeton sulmuesi i blaugranave, marrëdhëniet e të cilit me trajnerin Tito Vilanova duket se janë jo edhe aq të mira.

Siç raporton portali spanjoll "Fichajes.net", drejtuesit e Liverpool kanë nisur tashmë tratativat me Barcelonën për të siguruar shërbimet e futbollistit./indeksonline/  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›