E Diel, 1 Nëntor 2026

Perez: Të krijojmë Superligën Evropiane

Presidenti madrilen, Florentino Perez, linçon: Ka ardhur momenti të krijojmë Supeligën Evropiane.” Numri 1 i Realit kërkon që me këtë ide të zëvendësojë Ligën aktuale të Kampioneve. "Duhet të gjemë një mënyrë për të krijuar Superligën Evropiane, - tha Perez për anglezen Times – një kompeticion që do të na garantojë spektaklin e përballjes së klubeve më të mira të Evropës, gjë që nuk po ndodh në Ligën e Kampioneve për momentin.

Në kompeticionin e ri kontinental duhet të marrin pjesë skuadrat spanjolle të Real Madridit, Barcelonës dhe Atletiko Madridit, anglezet Mançester United, Çelsi, Liverpul e Arsenal, italianet Inter, Milan e Juve, gjermanët e Bajern Munihut, francezët e Lionit, portugezët e Portos, skocezët Selltik e Rejnxhërs e në fund grekët e Olimpiakosit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›