E Diel, 1 Nëntor 2026

Sfidat e Mijëvjeçarit, Kosova rrugë të gjatë

Raporti tregon se 44 për qind e popullsisë në Kosovë jetojnë në varfëri, kurse 14 për qind në varfëri të skajshme. Edukimi ndërkaq paraqitet në shkallë më të mirë, ku përqindja e nxënësve të cilët e fillojnë klasën e parë dhe arrijnë deri në klasën e pestë është 95.3 për qind.

“Shkalla e papunësisë së të rinjve të moshave 15-24 është 66.5 për qind, ndërkaq promovimi i barazisë gjinore dhe fuqizimi i gruas tregon se 58 për qind janë femra, ndërsa 30 për qind meshkuj; Ndërkaq që nga viti 2000 vdekshmëria perinatale në Kosovë ka rënë, por ende mbetet më e larta në Evropë. Shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve nën 5 vjeç në vit është 35-49 në 1 mijë lindje”, thuhet në këtë raport.

Ndryshe më 17 tetor 2008, Kuvendi i Kosovës aprovoi Rezolutën për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, duke shprehur kështu përkushtimin për t'iu bashkuar përpjekjeve globale që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe zhvillimit njerëzor për qytetarët e Kosovës. (rtk/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›