E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë takime me krerët e grupeve parlamentare

Përfaqësuesit e ambasadës amerikane po zhvillojnë takime me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike në Kryesinë e Kuvendit.

Takimi me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka nisur në orën 12:00.

Në orën 14:00 përfaqësues të ambasadës do të takohen me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Takimet po zhvillohen me Zëvendës Shefen e Misionit në detyrë Kathryn Hammond dhe vijnë në nisje të sesionit të ri parlamentar, më datë 19 janar, në orën 17:00.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›