Përfaqësues të fondacionit “Konrad Adenauer”, vizitë në Kuvend

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë mikpriti sot 17 përfaqësues të Fondacionit Konrad Adenauer, Berlin (KAS) në kuadër të koordinimit dhe bashkëpunimit në funksion të transparencës parlamentare.
Përfaqësuesit e KAS morën pjesë si dëgjues në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, mbledhje e cila u drejtua nga kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi.
Përfaqësuesit e Fondacionit Konrad Adenauer u njohën gjithashtu me historinë dhe arkitekturën e Kuvendit si edhe rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në proceset ligjvënëse dhe mekanizmat e ngritur nga Kuvendi.
Me interes në këtë takim ishte njohja me format proaktive të mundësuar nga Kuvendi që organizatat e shoqërisë civile, publiku dhe palët e interesuara kanë në dispozicion për të bashkëpunuar në kuadër të proceseve vendimmarrëse.
Këto aktivitete zhvillohen në kuadër të shkëmbimit të informacionit dhe shpjegimit të procesit dhe mekanizmave që ka Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për të bashkëpunuar dhe rritur procesin e transparencës në ushtrim të funksioneve të tij. /j.p/
1 nga 7