E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfaqesuesit e komuniteteve fetare takohen me zyrtaret e BE

Me traktatin e Lisbones te vitit 2009 garantohet dialogu i rregullt i institucioneve te BE me perfaqesues te feve kryesore. Por kryetari i parlamentit Jerzy Buzek e quan kete bashkepunim edhe deshire zemre. bdquoNe kemi nje ndarje ndermjet kishave apo bashkesive fetare dhe shtetit. Kjo eshte e qarte dhe shume e rendesishme. Por ajo duhet te jete nje ndarje si te thuash miqesore. Sepse kishat dhe bashkesite fetare mund te na ndihmojne ne shume gjera dhe te mbeshtesin vlerat me te larta te dinjitetit te njeriut dhe te drejtat e njeriut.

Takimi i kushtoi vecanerisht vemendje ndryshimeve ne boten arabe

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kardinali gjerman Reinhard Marx.

Presidenti i Keshillit te BE Herman Van Rompuy vleresoi faktin se permbysjet ne Tunizi dhe Egjipt ndryshe nga cmendohej nuk kane patur motive islamiste bdquoKeto revolucione jane kryer nga te rinj te te gjitha feve te cilet kane bashkepunuar dhe nuk kane qene te ndikuar nga ndonje lloj ekstremizmi.

Megjithate edhe pas permbysjeve ne Egjipt ka patur perseri sulme ndaj kopteve te krishtere. Perfaqesuesit e BE i kane denuar here pas here keto sulme. Por keto sulme vene ne pikepyetje edhe rendin e ri shteteror mendon kardinali gjerman Reinhard Marx qe mori pjese ne takimin e Brukselit. bdquoNe kemi theksuar se nje demokraci mund te funksionoje ne kuptimin tone vetem ne qofte se ajo respekton lirine fetare jo vetem kur e lejon por kur e di se pa liri fetare nuk mund te jete demokraci. Dhe e dyta eshte se ne kemi shprehur natyrisht edhe nje here shqetesimet e pakicave ne boten arabe kemi theksuar edhe nje here se keto pakica kane sigurisht shqetesime se cfare zhvillimesh do te kete. Do te hyjme me te vertete ne nje bote demokratike apo do te kete zhvillime te tjera qe kercenojne pakicat fetare Kete shqetesim kane pakicat e krishtera dhe kete ne e kemi shprehur.

Arrestimi i Mladiit riktheu ne kujtese masakren e Srebrenices

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryemyftiu i Bosnjes Mustafa Ceric.

Por qe edhe nje ngjarje aktuale arrestimi i gjeneralit serbo-boshnjak Ratko Mladi qe mbizoteroi konferencen e shtypit. Kryemyftiu i Bosnjes Mustafa Ceri kujtoi masakren ndaj myslimaneve boshnjake ne Srebrenice ne1995. bdquoNe si bashkesi myslimane kemi vuajtur nga fundi i shekullit te kaluar nga nje gjenocid. Une jam shume i lumtur qe Ratko Mladi eshte arrestuar tani dhe e vleresoj shume faktin qe Parlamenti Evropian ne vitin 2008 vendosi qe te kujtoje me nje dite perkujtimore ne te gjithe Evropen gjenocidin ne Srebrenice. Ne si bashkesi myslimane veme shpresat tek Europa.

Direkt prane Ceriit rrinte metropoliti ortodoks Emmanuel i Frances. Ai eshte njekohesisht perfaqesues i patriarkatit ekumenik ne BE. Nje gazetar akuzoi kishen ortodokse serbe si bashkefajtore ne luften ballkanike. Emmanuel e pranoi kete indirekt por nuk deshi te nderhynte ne rastin e Mladiit.

bdquoLufta e Ballkanit nuk kishte te bente me fene. Feja per fat te keq eshte keqperdorur per qellime politike. Dhe persa i perket denimit ndaj personit qe ju keni permendur Mladi kjo do te behet ne perputhje me normat demokratike te tribunalit te Hages. Kjo nuk ka te beje aspak me ne kjo eshte ceshtje e drejtesise.

Perfaqesues te fese hebraike dhe myslimane leshuan nje deklarate te perbashket ne kuader te takimit.Ne te ato shprehen shqetesimin per shtimin e shenjave te islamofobise dhe antisemitizmit. ne Evrope. Te dy grupet fetare kane vendosur te punojne se bashku per te kundershtuar sic u tha perpjekjet ose per te demonizuar ose per te margjinalizuar komunitetet tona.

Autor Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica

RedaktoiElert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›