E Diel, 1 Nëntor 2026

Erler Partite politike ne Shqiperi e paraqesin si katastrofe te pariparueshme fitoren e pales tjeter

DW Hendeku politik mes dy partive kryesore ne Shqiperi pasi KQZ shpalli fitues Bashen me numerimin e votave te hedhura gabim eshte me i thelle se kurre. Situata politike vecse nuk ka qene me e mire qe pas 2009-s. Mos kane krijuar politikanet shqiptare ishullin e vet te sherrit dhe nuk i kuptojne me sinjalet nga Evropa

Erler Para se te filloj te fajesoj dike jam shume i trishtuar. Keto zgjedhje duhej te ishin nje pike kthese e te conin drejt stabilizimit pas nje krize te vazhdueshme pas zgjedhjeve te vitit 2009. Po rezultati doli shume i ngushte vertet shume i ngushte. Kjo coi ne nje gracke te re ku keshilla e mire eshte flori dhe askush nuk e di vertet se si te dilet nga kjo situate. Behet fjale per shume pak vota. Por e dyshimte eshte se si u gjeten votat ne kutite e gabuara. Nga ana tjeter gjendja ligjore ketu eshte e paqarte. Qytetareve fillimisht iu tha se votat qe jane ne kutite e gabuara jane te pavlefshme tani ato u numeruan dhe kjo duhet sqaruar nga pikepamja ligjore. Shpresoj qe vendimi i Kolegjit Zgjedhor te sjelle me ne fund qartesi per kete ceshtje.

DW Kolegji Zgjedhor do te jape verdiktin e tij pas pak ditesh po a besoni se palet do ta pranojne ate Sic dihet nga pervoja ne Shqiperi nuk ekziston ndonje besim i madh ne institucionet e drejtesise.

Erler Une fola per nje situate gracke. Eumlshte e qarte qe nuk ka asnje mundesi tjeter pervec sqarimit ligjor te ceshtjes. Me pas mund te kete perpjekje per te bere edhe qartesimin politik te saj. Sido qe te jete vendimi ai do te jete i pakenaqshem pavaresisht nese njera pale do te jete fituese apo humbese. Sepse edhe po qe se Kolegji Zgjedhor do ta rrezonte rezultatin duke e lene te vlefshem ate te meparshmin qe do te thoshte qe Rama do te ishte fitues edhe kjo do te ishte e pakenaqshme kur e di qe po te merreshin ne konsiderate votat e hedhura gabim do te dilte nje rezultat tjeter.

Ne thelb pastaj duhej te niste nje proces dialogu mes partive i cili do te conte ne zgjedhje te reja. Por kete mund ta zgjidhesh politikisht nje gjykate nuk mund ta zgjidhe kete.

DW Duket se votuesit shqiptare i kane parakaluar politikanet. Me 8 Maj ata votuan me pjesemarrje te larte e te qete. Rezultati gati i barabarte per te dyja palet ne thelb eshte sinjal i votuesve per dialog. Pse nuk duan ta marrin ne konsiderate politikanet shqiptare kete sinjal Kokefortesi apo papjekuri politike

Erler Ne nje pike do tiu jepja te drejte. Problemi qe kemi eshte mungesa e nje gjuhe komunikuese mes aktoreve te ndryshem politike dhe partive te ndryshme si edhe mungesa e nje konsesusi baze. Ne thelb partite politike ne Shqiperi e vleresojne njera-tjetren me kategorite e vleresimit te armikut dhe e paraqesin gjithmone si nje katastrofe te pariparueshme per vendin po qe se fiton pala tjeter ose po qe se ndodhesh ne opozite. Po qe se vazhdon nje gjendje e tille kjo eshte nje gur i rende ne kurriz te popullit shqiptar nje peshe e rende per te. Sepse eshte e nevojshme te kihet nje konsensus minmal nje besim minimal mes paleve si nga qeveria ashtu edhe nga opozita ndryshe nje vend nuk mund te prosperoje. Kjo situate eshte vertet shume e ngurtesuar ne Shqiperi une vete shpresoja qe keto zgjedhje do te na conin nje hap perpara ka pasur nje mbeshtetje te gjere nderkombetare per keto zgjedhje. Prandaj eshte tragjike qe rasti i Tiranes serish hedh hije mbi politiken shqiptare.

DW Po partneret nderkombetare kane kohe qe e perserisin kerkesen per dialog ajo eshte kthyer ne refren por rezultati nuk ka qene shume shpresedhenes sic duket edhe pas ketyre zgjedhjeve. Duhet ndonje mesazh edhe me i qarte

Erler Mesazhi ka qene shume i qarte fakti qe mbi 500 vezhgues nderkombetare moren pjese aty tregon qe partneret nderkombetare duan te ndihmojne nuk e di sa miliona jane derdhur nga burimet nderkombetare per keto zgjedhje. Pra nuk ka munguar angazhimi qe keto zgjedhje vertet te ktheheshin ne nje pike kthese per politiken shqiptare.

Perpjekjet duhet te vazhdojne fillimisht duhet zgjidhur rasti i Tiranes ne menyre paqesore te civilizuar dhe mbi baza ligjore. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ketu eshte shume i rendesishem. Por i rendesishem eshte edhe disiplinimi i aktoreve politike. Duhet te marrin fund fyerjet e dyanshme nga kreret e te dyja kampeve por edhe kercenimet e zemeruara per revolta popullore. Te dyja keto menrya nuk e projektojne rrugen e se ardhmes per Shqiperine.

Autor Lindita Arapi

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›