Përfaqësuesja e Meksikës fiton në Miss Universe

Las Vegas, 24 gusht - Meksikania 22-vjeçare Jimena Navarrete ka fituar kurorën e Miss Universit 2010 që u zhvillua dje në mbrëmje në Las Vegas.
Vendin e dytë e ka zënë bukuroshja nga Xhamajka, Yendi Phillipps, e ndjekur nga Miss Australia, Jesinta Campbell. Fituesja me origjinë nga Guadalajara është e 59-ta në historinë e Miss Universit që vendos kurorën në kokë.
Anxhela Martini përfaqësuesja e Shqipërisë u zgjodh ndër 15 finalistet e këtij spektakli, si dhe një ndër 10 femrat me trupin më të bukur në këtë ngjarje, transmetojnë mediet shqiptare. Kështjella Pepshi ishte përfaqësuesja e Kosovës.
Në garë kanë marrë pjesë 83 vende të botës. Fituesja e këtij edicioni pason një tjetër amerikano-latine, venezuelianen Stefania Fernandez.