Në Librazhd kapen 2.3 kilogramë heroinë

Librazhd, 24 gusht - Operacioni i koduar “Buraku” ka mundur të vërë në pranga tre persona, të cilët prodhonin dhe trafikonin lëndë narkotike. Ata janë arrestuar në fashtin Urakë të Librazhdit me 2.3 kilogramë drogë të llojit heroinë.
Policia e Elbasanit bën publik emrat e të arrestuarve, që janë Santiljano Duçi, 24 vjeç dhe shtetasit Markel Prendo e Krenar Hoxha. Lënda narkotike e sekuestruar si provë materiale është gjetur në mjetin tip Wolswagen PG 64 14 B, me të cilin udhëtonin personat e lartpërmendur.
Droga është gjetur në mjetin me të cilin lëviznin personat e arrestuar, deklaron drejtori I policisë së Elbasanit.