E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfitimet e Shqiperise nga TAP

Një studim i universitetit prestigjoz të Oksfordit ka përllogaritur në shifra konkrete përfitimet që do të ketë ekonomia shqiptare nga ndërtimi i gazsjellësit Transadriatik.

Sipas studimit, vetëm në fazën e ndërtimit që do të zgjasë nga viti 2015 deri në vitin 2018, gazsjellësi do të gjenerojë 157 milionë euro shtesë në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar dhe të krijojë mesatarisht 2900 vende pune në vit. Por këto janë vetëm përfitimet direkte. Studimi vë në dukje se ndërtimi do të ketë efekte zinxhir në krijimin e bizneseve të reja që do përfshihen në aktyivitete e lidhura me këtë industri. Kjo sipas tyre do të rrisë prodhimin kombëtar edhe me 110 milionë euro të tjera shtesë duke krijuar edhe 3900 vende të reja pune. Por efekti zinxhir i përllogaritur vazhdon, pasi studimi vlerëson se ekonomia do të përfitojë edhe nga shpenzimet e punonjësve të punësuar në projekt ose aktivitetet e lidhura me të. Sipas përllogaritjeve, efekti i tyre do të jetë një tjetër shtesë prej 110 milionë eurosh në prodhim dhe 460 vende të reja pune. I gjithë ky efekt në ekonomi prek edhe thesarin e shtetit, duke gjeneruar sipas studimit 40 milionë euro të ardhura për buxhetin në periudhën 2015-2018. Këto janë përfitime vetëm për tre vitet e para të ndërtimit, ndërkohë që në 20 vjet ekspertët e Oksford përllogarisin se ekonomia shqiptare do të përfitojë deri në 1 miliardë euro shtesë në prodhim nga projekti. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›