Rikthehet pas 2 vitesh nderprerjeje Festivali Nderkombetar i Butrintit

Alfred Bualoti është i gëzuar, sepse pas dy vitesh ndërprerje rikthehet Festivali Ndërkombëtar i Butrintit. Edhe pse pranon se me një fond prej 4 milion lekësh, investuar nga Qendra Kombëtare e Artit, nga data 18 deri më 23 korrik, në teatrin antik do të ngjiten trupa nga Amerika, Spanja, Italia, Ukraina dhe Bullgaria.
I ftuar ishte edhe Teatri Kombëtar me shfaqjen “Edipi mbret”, por nuk ju përgjigj ftesës. Arsyeja sipas organizatorit ishte ceshtje teknike.
Sipas Bualotit, vazhdimësia e festivalit ku takohen teatrot ndërkombëtare është një mundësi e mirë për të promovuar asetet turistike të Butrinitit dhe Sarandës.
Edicioni i 12 i evenimentit ndërkombëtar do të prezantojë një repertor të larmishëm, që varion që nga klasikët si Shekspiri e Lorka e deri tek autorët bashkëkohorë.