Përfitoi para me mashtrim në 2009, 52-vjecarja ekstradohet nga Greqia
Ekstradohet nga Athina Eleni Nasi, 52 vjeçe nga Lushnja, e cila ishte shpallur në kërkim ndërkombetar për "mashtrim".
Nga hetimet paraprake mësohet se 52-vjecarja ka mashtruar disa persona në Shqipëri në v.2009, të cilëve u ka kërkuar para dhe më pas shumat e marra nuk ua ka kthyer atyre.
“Kjo shtetase ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, me vendimin nr. 119, datë 29.12.2009, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprën penale të “Mashtrimit“, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal“, thuhet në njofrimin për media.
Ekstradimi i saj u arrit si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Athinën. Pas ekstradimit, shtetasja e lkrtepermendur iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
(e.m/BalkanWeb)