Rama: Evropën e ëndërruar ta ndërtojmë këtu, sfidë vendosja e kontrollit mbi territorin
TIRANE- Partia Socialiste vijoi sot sesionin e dytë të konferencës me titull, "Shqipëria e Gjeneratës së Re", Në fjalën hapëse, kryeministri i ardhshëm Edi Rama, falenderoi te ftuarit ndërkombëtarë personalisht.
Sfida e qeverisë së re, sipas Ramës do të jetë vendosja e kontrollit mbi territorin dhe transformimi i politikave urbane në politika zhvillimi, pasi instrumentet e qeverisë së shkuar nuk prodhojmë më kohezion social dhe punësim.
“Sot gjendemi para një sfide shume të madhe, të vendosjes së kontrollit mbi territorin dhe transformimin e politikave urbane në politika zhvillimi dhe lidhjen e zhvillimit ekonomik me atë çka ndodh në territor. Qëndrimi ynë dhe qeverisë sonë është i njohur, modeli i zhvillimit këto vite ka shteruar, instrumentet e zhvillimit nuk janë të vlefshme pasi nuk arrijnë të krijojnë rritje dhe punësim dhe kohezion social. Ndaj duhet të zbatojmë një model të ri zhvillimi të bazuar tek transformimi i sistemit ekonomik dhe social” tha Rama.
"Evropën e ëndërruar ta bëjmë këtu dhe ta bëjmë të prekshme për qytetarët tanë, në bashkëjetesën e re që do të krijojë konkureshmëri dhe meritokraci", apeloi Rama.
SHKËLQIM CANI: DUHET TRANSPARENCË ME FINANCAT
“Stabiliteti financiar kërkon dhe stabilitet të ekonomisë. Ekonomia ka hyrë në një fazë interesante dhe realitet të vështirë. Pika e parë që do të thoja, janë reformat strukturore, modeli i ri dhe liberalizmi i ekonomisë. Pika parë ka të bëjë me stabilitetin e tregut. Pikë e dytë do ishte mirëqeverisja. Duhet të fillojmë epokë të re kur organet e tatim-taksave duhet te krijojnë një marrëdhënie të re me institucionet. Duhet te bëjmë transparencë për tatim-taksat se ku shkojnë paratë tona. Do ndalesha, dhe tek pika si të nxisim ekonominë që të ecim para. Një ekonomi nuk mund të krijojë para pa kredi. Kreditë e këqija janë shumë të larta sot dhe ne do përpiqemi ri ritavilizojmë”, u shpreh ministri i ardhshëm i Financave.
AHMETAJ: SFIDË, BORXHI I TRASHËGUAR
“Qeveria duhet të ndërmarrë vendime që do të nxisnin sektorët e industrisë që do të formësoheshin në bazë të platformës së lirë. 2 sfida: Sfida urgjente dhe sfida afatmesme dhe afatgjata. Në ditët e pra qeveria dhe shoqëria do të përballet me sfidën e borxhit publik dhe atë që qeveria i detyrohet biznesit. 400 milionë euro që qeveria i ka borxh komunitetit të biznesit. Sfidë tjetër situata emergjente e energjisë, për 6 muajt që vijnë. Kjo është sfidë aftshkurtër. Rritja ekonomike nuk duhet të mbetet retorike. Asgjë nuk do të ndodhe nëse ne si qeveri dhe gjithë aktoret nuk shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme”, u shpreh Arben Ahmetaj.
"SHQIPËRIA E GJENERATËS TJETËR", SOT DITA E DYTË E PUNIMEVE
Konferenca "Shqipëria e Gjeneratës Tjetër", e organizuar nga Partia Socialiste për çështjet e administrimit të territorit dhe të ekonomisë, vijoi të martën punimet në ditën e dytë. Në konferencë, ku marrin pjesë rreth 50 arkitektë, planifikues urbanë e ekonomistë nga vende të ndryshme të botës diskutohen problematika që lidhen me vendosjen e kontrollit mbi territorin dhe planifikimin e qëndrueshëm urban të vendit.
Në ditën e parë të punimeve, Konferenca trajtoi problematika që lidhen me çështjet urbane. Në fjalën e tij, kryeministri i ardhshëm Edi Rama tha se "vendi ka nevojë urgjente që të trajtojë problemet e veta me një qasje krejt të re, sepse modeli i deritanishëm ka shterruar duke hapur plagë të mëdha në shoqëri, në territor dhe në ekonomi".
Arkitektët dhe urbanistët e huaj, pas dy ditësh vëzhgimi në zonat informale si në Paskuqan, Kamëz, etj, shprehën në Konferencë nevojën e një plani kombëtar të hartuar me një konsultim të gjerë publik.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Territori në gjendje emergjence kombëtare, ndryshimi me rëndësi si në ‘92