E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përfitojnë mbi 730 mijë pensionistë, Rama: Të hënën nis shpërndarja e bonusit të pranverës

Nga e hëna, 3 Mars, mbi 730 mijë pensionistë do të mund të marrin bonusin e pranverës pranë çdo pike të postës shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.

“Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, shkruan kryeministri Rama.

10 000 mijë lekë bonus do të përfitojnë pensionistët që marrin deri në 20 000 lekë pension ndërsa 5 000 lekë bonus shkojnë për pensionet më të larta se 20 000 lekë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›