E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Performanca e trafikut të pasagjerëve/ Rama nxjerr tabelën e aeroporteve: Shqipëria kryeson listën

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur renditjen e performancës së trafikut të pasagjerëve ku Shqipëria kryeson listën në raport me vendet e tjera.

Teksa ka shfaqur tabelën për muajin korrik të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve Rama thekson se vendi ynë kryeson renditjen me 116 për qind.

“Tabela e Korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt vitit 2019.  Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme 116%.

Faleminderit të gjithëve që e kanë bërë të mundur këtë. Le të vazhdojmë të ngjitemi në lartësi të reja”, shkruan Rama në Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›